Futboll – Femra / E gjithë java e 10-të, të shtunën, spikat “derbi myzeqar”

Share Button

AlbanianSport.com 29/01/2021 20:55

ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit të Femrave do të zhvillojë këtë të shtunë të gjitha ndeshjet e javës së 10-të.  Java do të hapet me ndeshjen Tirana AS-Vllaznia, që nis në orën 12:00, ku kryeqytetaset do të tentojnë të marrin pikë dhe t’i shkaktojnë humbjen e parë kampioneve shkodrane. Vllaznia vjen në kryeqytet si mike, me pikët e plota, 27, pas 9 javësh kampionati, ndërsa vajzat e Tirana AS vijnë pas fitores me Kinostudion, me 19 pikë në renditje.

Katër ndeshje të tjera do të luhen duke nisur nga ora 13:00. Shkodranet e Akademisë AAS do të presin në qytetin verior vajzat e Teutës. AAS vjen pas humbjes së thellë me Vllazninë dhe kërkon të gjejë fitoren kundër Teutës që u mund në shtëpi javën e shkuar nga kryeqytetaset e Partizanit. Lushnja do të presë në shtëpi Apoloninë, në derbin e parë të Myzeqesë për këtë sezon. Për fieraket, ndeshja kundër lushnjareve konsiderohet e lehtë në letër.

Sepse, do të shkojë për të marrë pikët dhe për të vazhduar ecurinë pozitive në kampionat. Juban Danja e vendit të 5-të do të presë në Shkodër vajzat e Kinostudios, të renditura në një pozicion më poshtë. Dy ekipe të cilat javën e kaluar lanë pikët e plota dhe do të luajnë vetëm për fitoren. Bilisht Sport ende nuk e ka gjetur fitoren e parë në këtë sezon. Kundër Partizanit duket e vështirë, teksa këto të fundit udhëtojnë drejt qytetit juglindor për fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Skënderbeu do të luajë në kryeqytet kundër Tiranës në orën 14:00. Vajzat e Tiranës zyrtare shpresojnë të marrin pikët e plota, duke shpresuar në një gabim të Apolonisë kundër Lushnjes, për t’u renditur në vendin e dytë dhe për të ëndërruar për titullin “kampion”.

 

Kampionati Kombëtar

i Futbollit – Femra

 

Java e 10-të:

 

Të shtunën, 30 janar 2021:

Tirana AS – Vllaznia                        ora 12:00

Akademia AAS – Teuta       ora 13:00

Lushnja –  Apolonia             ora 13:00

Juban Danja – Kinostudio  ora 13:00

Bilisht Sport – Partizani       ora 13:00

Tirana – Skënderbeu           ora 14:00

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     Pikë

  1. Vllaznia                     27
  2. Apolonia                    24
  3. Tirana                         22
  4. Tirana AS                  19
  5. Juban Danja             18
  6. Kinostudio                 15
  7. Partizani                    12
  8. Akademia AAS           9
  9. Skenderbeu                6
  10. Teuta   6
  11. Lushnja   3
  12. Bilisht Sport   0

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh