Futboll – Femra / Dede: Synojmë të përmirësohemi çdo ditë

Share Button

Futboll-Femra-Kombetarja-U-19-ekip-Dede

Gjergj Vyshka 13.09.2015 10:20

Trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçareve të futbollit të femrave në konferencën e tij për shtyp ka bërë vlerësimin e punës së skuadrës që drejton në prag të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian. Nevil Dede, trajneri i kombëtares së Nën-19-vjeçareve të Shqipërisë në futboll për femra, dje ka dalë në një konferencë për shtyp në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai ka bërë vlerësimin e punës së skuadrës që drejton në prag të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të Nën-19-vjeçareve.
Shqipëria merr pjesë për herë të tretë në këto ndeshje edhe pse ende nuk ka një kampionat të mirëfilltë të kësaj grupmoshe. Si kundërshtar Shqipëria do të ketë Austrinë, Skocinë dhe Ukrainën, ndërsa të hënën do të niset drejt Austrisë, atje ku dhe do të zhvillohen këto ndeshje Eliminatore. “Sigurisht që eliminatoret janë veprimtaria më e rëndësishme e kësaj skuadre dhe ne kemi punuar mjaft për t’u paraqitur sa më mirë”, – ka deklaruar ish-futbollisti bardheblu.
“Ne jemi një ekip i ri dhe pa shumë eksperiencë në veprimtari të tilla dhe synojmë të përmirësohemi çdo ditë, – ka vijuar ai. – Kemi në gjirin tonë shumë vajza të talentuara tek të cilat shpresojmë mjaft.” Më pas, trajneri Nevil Dede bëri një analizë të skuadrave të grupit tonë duke i vlerësuar kundërshtarët që kanë disa dekada që përpiqen dhe investojnë në futbollin e femrave. “Do të vlerësoja Austrinë me të cilën do të luajmë edhe ndeshjen e parë dhe që e mendoj se do të jetë koka e grupit tonë”, – ka thënë ai.
“Pastaj Skocinë me të cilën kemi luajtur edhe në eliminatoret e edicionit të kaluar dhe sigurisht edhe Ukrainën, që po në për përpjekje vitet e fundit për ta ngritur futbollin e femrave”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi të Nën-19-vjeçareve, Nevil Dede. Shqipëria ka disa ditë që ka nisur përgatitjet për këtë veprimtari në Durrës, të cilat do të mbyllen nesër. Shqipëria do të luajë të martën, më 15 shtator 2015, kundër Austrisë në orën 18:00.
Më pas ajo do të përballet me Skocinë, të enjten, më datë 17 shtator 2015, duke nisur nga ora 11:00 dhe ndeshjen e fundit do ta luajë kundër Ukrainës të dielën më 20 shtator 2015, në orën 17:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Java e 6-të e kampionatit të femrave, spikat takimi Partizani-Vllaznia

Java e 6-të e kampionatit të femrave, spikat takimi Partizani-Vllaznia

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:20 ASNN – Java e gjashtë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit të Femrave

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Futboll – Femra / Nën-16-vjeçaret, Shqipëria e humb edhe ndeshjen e dytë

Futboll – Femra / Nën-16-vjeçaret, Shqipëria e humb edhe ndeshjen e dytë

AlbanianSport.com 13/03/2024 20:15 ASNN – “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, Shqipëria

Futboll – Femra / “UEFA Development”, Nën-16-vjeçaret e nisin me humbje

Futboll – Femra / “UEFA Development”, Nën-16-vjeçaret e nisin me humbje

AlbanianSport.com 11/03/2024 17:10 “UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, Shqipëria luan ndeshjen

(Video) Futboll – Femra / Riza: Pretendojmë kreun & ngjitjen në Ligën B

(Video) Futboll – Femra / Riza: Pretendojmë kreun & ngjitjen në Ligën B

AlbanianSport.com 10/03/2024 15:15 ASNN – Eliminatoret e Evropianit në futboll për femra, Riza:

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh