Gjergj Vyshka 04.02.2017 13:45
Kupa e Shqipërisë në futboll për femra ka caktuar 4 skuadrat e saj gjysmëfinaliste. Në turin çerekfinal ka pasur një “lumë” golash dhe rezultate të thella.
E ka nisur fituesja në fuqi e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia, që ka mundur Teutën 9-0. Më pas e ka vijuar Apolonia, 4-1 me Juban Danjën.
Por rezultatin më të thellë e ka regjistruar Tirana AS, e cila ka mundur “The Door” me rezultatin më të thellë të çerekfinaleve, 12-0.
Dhe Kinostudio në fund nuk e ka falur Akademinë “Ajax Albania Schools”. Që do të thotë se do të ketë gjysmëfinale të forta.
Fituese në fuqi është Vllaznia, ndërsa gjysmëfinalet, ku Vllaznia do të përballet me Tirana AS-në dhe Kinostudio me Apoloninë, do të luhen më 11 shkurt 2017/
Kupa e Shqipërisë
Futboll – Femra
Çerekfinalet:
Teuta – Vllaznia 0-9
Juban Danja – Apolonia 1-4
The Door – Tirana AS 0-12
AAS – Kinostudio 1-10
Gjysmëfinalet
(11 shkurt 2017)
Vllaznia – Tirana AS
Kinostudio – Apolonia