Gjergj Vyshka 21.04.2015 14:40
Dje në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Eliminatoreve të Kampionatit Evropian të futbollit të femrave dhe kombëtarja jonë është përballë Francës, Ukrainës, Rumanisë dhe Greqisë.
Duke folur pas hedhjes së shortit, trajneri i Francës, Filip Bergero, ka deklaruar: “Shorti është shumë i komplikuar. Kemi besim në forcat tona, por ne do të respektojmë çdo kundërshtar.”
“Duhet t’i luajmë këto Eliminatore të Evropianit duke kërkuar që të bëjmë një figurë të mirë, që do të jetë shumë e rëndësishme për perspektivën tonë në Kupën e Botës më 2019”, – ka përfunduar trajneri i Francës, Filip Bergero.