AlbanianSport.com 25.12.2014 12:30
ASNN – Të martën, në kompleksin “AJEK” në Elbasan, u zhvillua kampionati lokal i futbollit për vajza. Ekipet pjesëmarrëse i takonin shkollave “Jeronim De Rada”, “Luigj Gurakuqi”, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri”.
Kupën e fitoi shkolla “Luigj Gurakuqi”, e cila në finale u ndesh me shkollën e mesme “Kostandin Kristoforidhi”, ndërsa ndeshjen për vendin e tretë e fitoi shkolla e mesme “Dhaskal Todri”.
Kjo veprimtari u mundësua nga D.A.R-Elbasan, Zyra Rajonale e FSHF-së në Elbasan, si dhe Kolegjumi i gjyqtarëve Elbasan. Në këtë veprimtari morën pjesë rreth 60 vajza. U zhvilluan 4 ndeshje me një minutazh 2 x 20 minuta, me një rreshtim 7+1.
Veprimtaria u ndoq edhe nga trajneri i femrave të Elbasanit, Blendi Hoxholli. Në vitin që vjen veprimtaritë për futbollin e vajzave do të shtrihen ne më shumë shkolla të qytetit të Elbasanit dhe do të zhvillohen kampionate të rregullta vajtje-ardhje.
Rezultatet janë si me poshte:
“Jeronim De Rada” – “Luigj Gurakuqi” 0-1
“Kostandin Kristoforidhi” – “Dhaskal Todri” 3-0
”Jeronim De Rada” – “Dhaskal Todri” 1-0
“Luigj Gurakuqi” – “Kostandin Kristoforidhi” 1-0