FSHF / Zyrtare: UEFA nuk i hap dritën jeshile Shkodrës për Shqipëri-Serbi

Share Button

FSHF-Jona-Dervishi

AlbanianSport.com 29.07.2015 15:25

ASNN – Shqipëri-Serbi nuk do të luhet në Shkodër, ashtu siç ishte paracaktuar. Ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila ka sqaruar se UEFA-s nuk e ka pranuar stadiumin e Shkodrës, për arsye sigurie, pasi nuk është testuar me parë. “Në lidhje me organizimin e ndeshjes eliminatore të Kampionatit Evropian “Francë 2016”, që do të luhet në Shqipëri, FSHF informon se UEFA kërkon siguri të plotë dhe gjykon se ky takim nuk mund të zhvillohet në një stadium, ku luhet për herë të parë”, – ka deklaruar zëdhënësja e shtypit e organizmit që qeveris futbollin në vend, Jona Dervishi.

“Stadiumi “Elbasan Arena”, ka dhënë prova të suksesshme në aspektin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së përgjithshme të ndeshjeve”, – ka shtuar ajo. UEFA i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit që stadium i ri të testohet fillimisht me një miqësore të nivelit të lartë, e më pas të vazhdojë normalisht me ndeshjet zyrtare ndërkombëtare “Duke pasur parasysh specifikën e këtij takimi dhe shkallën e lartë emocionale, FSHF e ka marrë parasysh kërkesën e UEFA-s dhe ka vendosur ta organizojë ndeshjen në Elbasan”, – ka vijuar Dervishi.

“Federata deklaron gjithashtu se do të organizojë një miqësore të nivelit të lartë në Shkodër në muajin nëntor, me rastin e përurimit të stadiumit të rikonstruktuar, – ka sqaruar zëdhënësja e FSHF-së. – Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën me agjencitë ligjzbatuese për të siguruar plotësisht, ecurinë normale të kësaj ndeshjeje.” Takimi Shqipëri-Serbi do të luhet më 8 tetor 2015. Por pritet që në stadium të mos ketë tifozë serbë. Autoritetet shqiptare do ta shmangin praninë e tyre për shkak të sigurisë, duke reciprokuar kështu edhe atë që ndodhi në prag të ndeshjes së parë të 14 tetorit të vitit të shkuar, ku nuk u lejuan tifozët shqiptarë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh