AlbanianSport.com 05.12.2015 15:30
ASNN – Një vendim që ndëshkon individët, por jo klubet shmangur ndëshkimin kolektiv të klubeve, duke mos ndikuar në ecurinë e garës në Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Kjo ka qenë zgjidhja që Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka gjetur sa i përket ndeshjes së përfolur për trukime midis Tërbunit dhe Bylisit, që u fitua nga pukjanët me rezultatin 4-2, duke ndëshkuar me nga 6 muaj pezullim 6 prej futbollistëve protagonistë.
Komisioni i Etikes pranë Federatës Shqiptare te Futbollit, i mbledhur të shtunën, pasi u njoh nga materialet e paraqitura nga Sekretariati Teknik dhe raportet e ardhura nga UEFA si dhe diskutoi çështjet ne tërësi, vendosi që lojtaret e ekipit të Tërbunit, Vilson Lila dhe Klodian Sulollari, për komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes Tërbuni-Bylis, te datës 18 nëntor 2015, ne kundërshtim me etiken sportive, dënohet secili me nga 6 muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 68/1 te Kodit të Disiplinës Sportive.
Po mbi të njëjtën dispozitë disiplinore dhe për të njëjtën arsye, lojtaret e KF “Bylis”, Kushtrim Mushica, Elton Basriu, Mariglen Shosha dhe Ahmet Haliti, dënohet secili me nga gjashte muaj pezullim nga aktiviteti. Në këtë mënyrë, Komisioni i Etikës ka shmangur ndëshkimin kolektiv të klubeve, duke mos ndikuar në ecurinë e garës në Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.