AlbanianSport.com 06/05/2020 20:35
ASNN – Vetëm pak orë më parë, ka qenë Ministrja Olgerta Manastirliu që ka bërë të ditur edhe faktin se, më në fund, dikasteri që ajo drejton, i ka kthyer më në fund përgjigje zyrtare, Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Pas letrës së dërguar nga Federata, më 22 prill 2020, Ministria e Shëndetësisë ka patur nevojë për 15 ditë për t’iu përgjigjur organit më të lartë të futbollit në vend duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim. Megjithatë, tashmë duket se të dyja palët do të ulen për të diskutuar rreth futbollit në Shqipëri.
Hapje e futbollit, që do të bëhet graduale, është publikuar edhe shkresën zyrtare që Ministria i ka dërguar Federatës. Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për hapjen e aktiviteteve sportive, por MSH i kërkon FSHF-së të dërgojë disa përfaqësues, që të analizuar hartimin e protokolleve. “Në përgjigje të shkresës tuaj, nëpërmjet sp cilës na përcolli propozimin për fillimin e aktiviteteve sportive, ju informojmë se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, referuar vendimeve të Komitetit të Përkohshëm ta Ekspertëve për Infeksionin e Përhapur nga Koronavirusi, ka rinisur strategjinë e rihapjes graduale të aktiviteteve/veprimtarive”, – thuhet në shkresën e MSHMS-së.
“Në këtë dokument, një vëmendje edhe për aktivitetet sportive, për të cilët po punohen protokolleve te posaçme te distancimit social dhe masave higjieno-sanitare, sipas strategjisë së rihapjes të miratuar nga ky komitet, – vijon më tej shkresa në fjalë. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posaçme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve.”