AlbanianSport.com 22/01/2021 17:10
ASNN – Presidenti Duka dhe Rektori Kasa vlerësojnë frymën e afrimit midis dy institucioneve. Të premten, në mjediset e Stadiumit “Arena Kombëtare” në kryeqytet është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Universitetit të Sporteve të Tiranë. Dokumenti u firmos nga kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend dhe Armand Duka dhe rektori i UST-së Agron Kasa.
Kjo marrëveshje përmban financim të programeve mësimore të nivelit master, kërkimeve shkencore, vënien në dispozicion të laboratorëve për trajnerët dhe ekipet e futbollit si dhe përmirësimin e infrastrukturës. Fondi për studimet kap vlerën 20 mijë euro. “Unë besoj se të gjitha këto që do t’i shërbejnë shoqërisë në përgjithësi dhe sportit në veçanti, – ka thënë Duka. – Është ditë e rëndësihme sespe është fryt i punës së ekspertëve.
“Unë ju falënderoj për të gjitha fjalët që thatë, për të gjithë angazhimet që keni marrë, mbështetjen që na keni dhënë deri tani sepse vetëm prezenca juaj në krah të procesit të zhvillimit dhe përmirësimit të Universitetit të Sporteve është një sukses i madh për Universitetin tonë”, – tha Rektori Kasa ndër të tjera në fjalën e tij. Kjo marrëveshje vjen pas një bashkëpunimi të intensifikuar së fundmi midis këtyre dy institucioneve, teksa Duka ka premtuar se FSHF-ja do të rehabilitojë edhe fushën e futbollit të kampusit universitar.