AlbanianSport.com 20/06/2020 20:25
ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur dije se të dielën do të shpërndahen kupat për ekipet kryesuese të grupeve në kampionatet e moshave Nën-17 dhe Nën-19-vjeçarëve, për Kategorinë e Parë dhe Kategorinë Superiore, me përfundimin e sezonit.
Trofetë do të jepen për kryesuesit e çdo grupi në ceremonitë përkatëse që do të zhvillohen në përfundim të ndeshjeve të ditës së diel. Këto janë ndeshjet, oraret e sfidave dhe vendet ku do të përcaktohen kryesueset e grupeve përkatëse në të gjithë kategorive të moshave:
Të dielën, 21 qershor 2020:
Kategoria Superiore
(Nën-17-vjeçarët)
Grupi A
Tirana – Partizani ora 10:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Kategoria Superiore
(Nën-17-vjeçarët)
Grupi B
Football Republic – Shkëndija Tiranë ora 10:00
Kompleksi “Football Republic”, Tiranë
Kategoria Superiore
(Nën-19-vjeçarët)
Grupi A
Tirana – Partizani ora 12:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Petrelë
Kategoria Superiore
(Nën-19-vjeçarët)
Grupi B
Pogradeci – Teuta ora 12:00
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec.
Kategoria e Parë
(Nën-17-vjeçarët)
Grupi B
Bylis – Apolonia ora 10:00
Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh
Kategoria e Parë
(Nën-19-vjeçarët)
Grupi A
Shkodra – Kastrioti ora 13:00
Fusha e Shtojit, Shkodër.
Grupi B
Lushnja – Football Republic ora 12:00
Stadiumi “Roza Haxhi”, Lushnjë.