FSHF: Të “çlirohet” hapësira rreth e rrotull stadiumit, rrezikojmë penalizim

Share Button

AlbanianSport.com 18/03/2021 21:25

ASNN – Kuqezinjtë e futbollit do të nisin fushatën Eliminatore të Botërorit “Katar 2022” më 25 mars, me vizitën që do t’i bëjnë Andorrën, ndërsa tri ditë më pas do të presin Anglinë në kryeqytet. E për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar marrjen e masave për “rrezikun” që i kanoset organizimit të kësaj ndeshjeje, pikërisht Shqipëri-Angli, e programuar për datën 28 mars në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Nisur nga direktivat e dhëna nga UEFA, FSHF është vënë në lëvizje duke kërkuar nga instancat përkatëse zbrazjen e hapësirave rreth stadiumit, ku janë instaluar biznes të shumta, të cilat operojnë me shërbime të ndryshme, kryesisht bar-kafeve.

Një shkresë i është dërguar Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, si dhe janë vënë në në dijeni Inspektorati Urbanistik Vendor në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe kryeministri Edi Rama. Në shkresë, ndër të tjera thuhet: “Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave permanente prej hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por në fakt, elemente themelore sigurie për çdo organizim ndeshjeje të çdo natyre”. Nisur nga direktivat që ka dhënë UEFA për ndeshjen Eliminatore të Botërorit, FSHF-ja është vënë në lëvizje.

Ajo ka njoftuar dhe kërkuar nga IKMT zbrazjen e hapësirës rreth stadiumit. “Në ambientet komerciale të këtij impianti sportiv janë instaluar biznese dhe subjekte të ndryshme, të cilat operojnë në fusha të ndryshme, kryesisht shërbime bari-kafeterie, – thuhet në shkresën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku. – Paraprakisht, për ne si federatë është shumë e rëndësishme të theksojmë se prania e këtyre operatorëve i jep jetë dhe kontribuon jo vetëm në mirëqenien e bizneseve, por edhe në larmishmërinë e shërbimeve që ofron ky impiant gjigant.”

“Sidoqoftë, me shqetësim kemi konstatuar se zgjerimi i pazakontë i bizneseve në perimetrin e stadiumit, çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një problematikë që del përtej zhvillimit të një biznesi, e duke u kthyer në një element penalizues dhe bllokues për funksionin bazë të këtij impianti, organizimin e ndeshjeve të futbollit, – vijon shkresa. – Operatorë të ndryshëm bar-kafe kanë avancuar me ngritjen e strukturave permanente prej hekuri dhe betoni në trotuaret e stadiumit, duke cenuar seriozisht standardet e sigurisë për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, por në fakt, elemente themelore sigurie për çdo organizim ndeshjeje të çdo natyre.”

“Duke rikthyer në vëmendje se qëllimi i këtij investimi me vlerë miliona euro ka qenë dhe mbetet organizimi i ndeshjeve ndërkombëtare dhe kombëtare në një nivel tejet elitar, konfirmojmë se me prezencën e këtyre shtojcave që bllokojnë dhe pengojnë sigurinë e stadiumit, ndeshjet ndërkombëtare mund të jenë realisht në rrezik mosorganizimi, – vijon nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Kjo, duke nisur që nga ndeshja historike për të cilën po përgatitemi, Shqipëri-Angli, e planifikuar në 28 mars 2021.”

“Gjithashtu, siç e dini, Tirana tashmë ka marrë besimin e UEFA-s për të zhvilluar finalen e parë të Ligës së Konferencës, një organizim kompleks, multiinstitucional dhe ngjarje historike e papërsëritshme mbase, por sërish, mund të jenë këto elemente që mund ta cenojnë edhe zhvillimin e këtij eventi, – kujton Shulku. – Për këtë arsye, në bashkërendim dhe sipas rekomandimeve të UEFA-s, kërkojmë nga ana e institucioneve tuaja marrjen e të gjitha masave për lirimin e hapësirave nga strukturat permanente të operatorëve bar-kafe që bllokojnë rrugët e kalimit të tifozërive dhe cenojnë sigurinë bazë të kërkuar në një ndeshje.”

Në letrën që FSHF u ka drejtuar instancave shtetërore, janë bashkëngjitur foto rreth impiantit me praninë e ambienteve tregtare.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh