FSHF / Të ardhura financiare rekord & rekorde historike në futboll

Share Button

FSHF-Asambleja-2016

AlbanianSport.com 10.03.2016 16:10

ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur një rekord në të ardhurat e saj gjatë vitit të fundit. Kjo u zbulua në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, ku u vlerësua gjithashtu ulja e dyshimeve për trukimin e ndeshjeve në futbollin në vend. Në këtë mbledhje të familjes së futbollit, u nderuan me çmime edhe disa prej emrave më të mëdhenj të së tashmes dhe së shkuarës.

Të ardhurat rekord për vitin e fundit dhe lufta kundër paracaktimit dhe trukimit të rezultateve të ndeshjeve të futbollit. Këto ishin dy temat kryesore të Asamblesë së Zakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pas raportit financiar të realizuar nga një kompani e pavarur auditimi rezulton se të ardhurat e qeverisë së futbollit në vend kanë arritur  në 1 miliard e 600 milionë lekë.

Sipas drejtuesve të FSHF, kjo shumë është një rekord historik për këtë institucion. Por një pikë e rëndësishme e kësaj asambleje ishte dhe raporti i Komisionit të Etikës në lidhje me dyshimet për trukimin e ndeshjeve të futbollit në vend. Në lidhje me këtë çështje, presidenti Armand Duka bëri të ditur se në krahasim me një vit më parë dyshimet për trukimet e sfidave janë 100 herë më pak.

Nga ana tjetër, kreu i Komisionit të Etikës, në raportin e tij theksoi se 30% e rasteve të shqyrtuara janë regjistruar dhe proçeduar penalisht. Po ashtu, familja e futbollit në vend votoi edhe mandatin 2-vjeçar të Komisionit të Etikës në Federatën Shqiptare. Asambleja e përgjithshme e FSHF-së shërbeu për të nderuar edhe disa prej protagonistëve të tij të së tashmes së shkuarës.

Në këtë mënyrë, pas kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2016”, trajneri Xhovani de Biazi u vlerësua me çmimin “Nderi i Kombit në Futboll”. Me të njëjtin vlerësim u nderua edhe ish-futbollisti Refik Resnja. Ndërkohë me çmimin si futbollisti më i mirë i vitit u vlerësua mesfushori i Skënderbeut dhe Kombëtares, Sabien Lilaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh