FSHF / Shqipëri-Serbi, Çako & Duka, një orë kokë më kokë për masat

Share Button

FSHF-Policia-Duka-Cako

AlbanianSport.com 22.09.2015 15:25

ASNN – Ajo është padyshim sfida më e madhe në histori, si për Federatën Shqiptare të Futbollit, ashtu edhe për Policinë e Shtetit dhe, për rrjedhojnë, bashkëpunimi midis tyre tashmë cilësohet jetik. Afrimi i ndeshjes së 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë si dhe frika për trazira në sfidën e rëndësishme për Eliminatoret e “Euro 2016”-s ka mbledhur në një takim pune drejtuesit e lartë të policisë së shtetit dhe ata të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Për rreth një orë palët kanë diskutuar në lidhje me masat që do të merren për këtë ndeshje, në mënyrë që të evitohet çdo problem. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako garantoi se për mbarëvajtjen e sfidës do të angazhohen kapacitetet më të mira të forcave të rendit dhe testi u bë në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë në “Elbasan Arena”. “Policia e Shtetit do të marrë të gjitha masat, duke angazhuar të gjitha kapacitetet më të mira të saj , qoftë në burime njerëzore ashtu dhe në logjistikë”­ ka thënë Çako.

Ai ka theksuar se ndeshja me Portugalinë ishte një test për këtë ndeshje dhe ka garantuar se policia do të forcojë akoma më shumë masat me qëllim që të parandalohet çfarëdo lloj incidenti i mundshëm. Stadiumi “Elbasan Arena” praktikisht do të blindohet nga toka dhe ajri, ndërsa tifozët që do të hyjnë në tribuna do t’i nënshtrohen kontrolleve të imta të policisë. Ashtu si në përballjen e fundit, biletat e tifozëve do të jenë të personalizuara dhe hyrja në stadium do të shoqërohet me pasaportë ose kartën e identitetit.

Për këtë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka bëri të ditur se institucioni që ai drejton do të verë në dispozicion të policisë listën e plotë të tifozëve që kanë blerë biletë. Sipas kësaj liste, Policia e Shtetit do të ketë mundësi të bëjë verifikimet e nevojshme për të ndaluar hyrjen e personave problematikë. Në takimin e fundit u vendos gjithashtu ngritja e një grupi të posaçëm për të përcaktuar në terren masat që do të merren. Këto të fundit do të jenë të ashpra pasi ndeshja Shqipëri-Serbi ka marrë të tjera ngjyra pas dhunës në sfidën e vajtjes të luajtur në Beograd vitin e shkuar.

Ashtu siç është bërë e ditur, tifozët serbë nuk do të lejohen, por gjithsesi ekziston mundësia që pjesëtarë të grupimeve “ultras” të tentojnë hyrjen në stadium. Për këtë arsye, pak ditë më parë Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar ndihmë edhe në Shërbimin Informativ Shtetëror.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh