FSHF / Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodhoridhis: Një erë e re…!

Share Button

AlbanianSport.com 20/12/2018 23:00

ASNN – Sekretari i UEFA-s, Theodoridhis magjepset nga “Arena Kombëtare” dhe nga selia e re që po ndërton FSHF-ja. Një prej zyrtarëve të lartë të UEFA-s,  pikërisht Sekretari i Përgjithshëm, Theodhoros Theodhoridhis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku po ndjek nga afër një sërë punësh që po bën Federate Shqiptare e Futbollit dhe për të shtuar marrëdhëniet midis futbollit shqiptar dhe qeverisë evropiane të futbollit në tërësi. Vizita e tij në Tiranë nisi me një takim me kryeministrin, ndërsa më pas, i shoqëruar nga Presidenti i FSHF-së Armand Duka, dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, Theodhoridhis pa nga afër punimet për ndërtimin e selisë së re të Federatës Shqiptare të Futbollit në mjediset pranë “Parkut Olimpik” të Tiranës.

Por edhe Stadiumin e ri Kombëtar që po ngrihet në kryeqytet, “Arena Kombëtare e Tiranës”. “Pashë progresin që po bëhet për zyrat e reja të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe stadiumin, – u shpreh për mediat numri 2 i UEFA-s, – për të dyja këto mund të them që jam i befasuar. Është si një erë e re për vendin tuaj. Unë kam qenë disa herë këtu, edhe kur ishte stadium i vjetër “Qemal Stafa”, por tashmë ky s’ka të krahasuar. Sa i përket kandidimit të mikut tim, presidentit Duka, në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, unë duhet të jem i distancuar pasi jam Sekretar i Përgjithshëm i UEFA-s dhe ka disa persona që kandidojnë, kështu që duhet t’i respektoj të gjithë.”

Sa i përket zhvillimit të një aktiviteti të madh europian në Tiranë, pasi me këtë stadium FSHF-ja ka kandiduar disa herë për zhvillimin e Superkupës së Europës, Theodhoridhis thekson: “Pasi të përfundojë stadiumi, ne do të bashkëpunojmë me Federatën Shqiptare për të vendosur se çfarë aktiviteti mund të zhvillojmë këtu. Nga sezoni 2020-2021 do të kemi një aktivitet të ri klubesh, e për më tepër kemi disa aktivitete në nivel përfaqësuesesh, që edhe Shqipëria mund të jetë pjesëmarrëse”, – theksoi më tej zyrtari i lartë i qeverisë europiane të futbollit, Teodor Theodhoridhis. Nuk mungoi dhe një sinjal i mirë për stadiumin e ri të Kukësit që pritet të marrë vëmendjen për ndërtim, megjithëse nisja e punimeve reale për projektin e ri do punë dhe kohë.

Për këtë rast foli vetë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. “Kemi filluar punën për stadiumin e ri të Kukësit, – theksoi ai, – dhe do të shohim bashkë me UEFA-n se çfarë projektesh janë, për të zgjedhur ndonjë turne që do të ishte në të mirë të futbollit, më tepër sesa rentabël në këndvështrimin financiar.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh