FSHF / Presidenti Duka: Kthehemi pa frikë, i lumtur më tepër për futbollistët

Share Button

AlbanianSport.com 31/05/2020 23:55

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar të dielën në mbrëmje në emisionin “Sport News Plus”, në televizionin informativ shqiptar “News 24”, ku foli për rifillimin e kampionatit dhe mungesën e tifozëve. “Kemi kaluar një situatë të pazakontë me të cilën nuk ishim përballur më parë, e gjithë shoqëria shqiptare dhe ajo botërore”, – ka thënë ai lidhur me epideminë e virusit korona.

“Fakti që po rikthehemi në jetën normale dhe në futbollin e luajtur është një lajm i mirë. Ishim në një lloj frike dhe kaosi, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Virusi bëri dëme, mori jetë njerëzish dhe bëri dëme ekonomike. Shpresoj të fitojmë kohën e humbur.” Më tej, Duka ka folur edhe për përpjekjet për rikthimin e futbollit në fushën e blertë si dhe procesin e vendimmarrjes në këtë drejtim. “Gjithkush bën punën e vet, – tha ai. – Kjo u takon ekspertëve.”

“Ministria e Shëndetësisë ka bërë më të mirën e mundshme për të rifilluar, – ka vijuar presidenti i FSHF-së. – Duhet të jemi të lumtur që do të rifillojmë të luajmë. Kryesorja është shëndeti. Tani që rreziku është më i vogël jemi më të lehtësuar. Jam i lumtur që do të shohim futboll, dhe për futbollistët që të mos dëmtojnë karrierën e tyre që është relativisht e shkurtër. Për ta jam më shumë i lumtur se sa për mbylljen e kampionatit.” I vetmi aspekt negativ për momentin, sipas Dukës, është mungesa e tifozëve.

“Dëshira ime është që stadiumi të jetë plot, – ka thënë ai. – Nuk jam unë ai që mund të vlerësojë nivelin e riskut. Është Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët e saj. Askush nuk ka dëshirë të pengojë aktivitetet sportive. Duke parë zhvillimet hap pas hapi, mund të kemi pse jo edhe një vendim për të luajtur me tifozë, kjo do ishte një kënaqësi e madhe dhe një lajm i shumëpritur”, – ka përfunduar Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke folur për rikthimin e futbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh