AlbanianSport.com 04.02.2016 13:05
ASNN – Pas ndëshkimit të Flamurtarit, Dinamos dhe Kastriotit, rrezikojnë heqje pikësh edhe Tirana dhe Bylisi. Konfirmimi vjen nga shefi i sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, i cili, duke folur për Televizionin Shqiptar, e vë theksin tek mungesat serioze në punën dhe funksionimin e klubeve të futbollit.
Sipas tij, ndëshkimi i klubeve shqiptare të futbollit për mospërmbushje të kontratave nga ana e FIFA-s vjen si rrjedhojë e mungesave serioze në punën dhe funksionimin e këtyre organizmave sportivë. Për këtë arsye, shefi i sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lysien Nurishmi, ka edhe një apel për klubet.
Sipas tij, çështja e zgjidhjes së kontratave midis futbollistëve është në varësi të zgjedhjes së lojtarëve. Nurishmi ka sqaruar se, pas ndëshkimit të Flamurtarit, Dinamos dhe Kastriotit, rrezikojnë heqje pikësh edhe Tirana dhe Bylisi. Klikoni videon e mëposhtme për të parë kronikën e plotë.