AlbanianSport.com 14.05.2015 23:55
ASNN – Në ambientet e FSHF-së u mblodhën dje zyrtarë të këtij institucioni dhe përfaqësues të klubeve, për të marrë propozime për logon e sezonit të ardhshëm, një nismë që federata e vlerëson pozitivisht dhe me rëndësi. Ka pasur diskutime të shumta për këtë problem, sidomos nga sektori i marketingut, por në të njëjtën kohë edhe nga klubet.
Nuk dihet se kur do të merret vendimi përfundimtar mbi këtë çështje, por e sigurt është se logoja u intereson jo vetëm klubeve dhe federatës, por edhe mediave që janë të interesuara të transmetojnë ndeshjet sportive të kampionatit tonë. Për këtë arsye FSHF synon një logo cilësore e surprizuese, për të mundësuar një imazh më të mirë të kampionatit.