AlbanianSport.com 08.08.2015 22:55
ASNN – Danimarka dhe Portugalia janë dy sfidat e radhës, vendimtare për fatet e Kombëtares kuqezi në rrugëtimin e saj drejt fazës finale të Evropianit 2016. Ndeshjet e shtatorit për Kombëtaren shqiptare po afrojnë dhe për këtë qëllim, kanë nisur edhe përgatitjet.
Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit, ka bërë të ditur sot për të gjithë tifozët dhe të interesuarit, nëpërmjet një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Internet, se ka filluar faza e parë, ajo “online” e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Portugali.
Kjo sfidë do të zhvillohet në Stadiumin “Elbasan Arena”, në datën 07 shtator 2015, duke nisur nga ora 20.45. Pikat e shitjes fizike do të aktivizohen në ditët dhe javët në vijim, pas një njoftimi të dytë të FSHF-së.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:
Tribunat C2, G2 = 1.000 lekë
Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 lekë
Tribunat D, F = 2.000 lekë
Tribuna E = 3.000 lekë
Tribunat B1, B5 = 6.000 lekë
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 lekë
Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 lekë