FSHF / Nis nga Korça kampionati më i ri i futbollit amator “Sunday League”

Share Button

AlbanianSport.com 21/09/2021 23:55

ASNN – Ka nisur në Korçë kampionati më i ri i futbollit amator “FSHF Sunday League Albania 11vs11”. Kjo është risia e radhës e Federatës Shqiptare të Futbollit që merr udhë këtë sezon me 18 skuadra, të krijuara rishtazi nga futbollistë amatorë, që janë regjistruar dhe që kanë nisur tashmë garën. Ndeshjet luhen me dy pjesë nga 30 minuta secila, drejtohen nga gjyqtarë profesionistë dhe të pranishëm në çdo takim janë mjekët sportiv, ambulanca dhe shërbim të sigurisë fizike.

Në këtë veprimtari, çdo ekip, që ka nga 25 lojtarë të regjistruar, mund të kryejë deri në 5 zëvendësime gjatë një ndeshjeje. Kampionati i zonës rajonale të Korçës ka 4 grupe, dy nga të cilat kanë nga 5 ekipe dhe dy nga 4 ekipe. Do të luhet me ndeshje vajtje-ardhje dhe dy ekipet e renditura të parat në grup do të kualifikohen për në fazën e “play-off”-eve, përmes të cilës do të shpallet edhe “kampionia” e zonës rajonale të Korçës.

I pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij edicioni ishte edhe Drejtori i Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri, i cili shpjegoi rëndësinë e masivizimit të futbollit amator në Shqipëri, si edhe u uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse. Në aneksin e Stadiumit “Skëndërbeu” të Korçës janë luajtur këtë të hënë dy ndeshjet e para të këtij kampionati, ndërkohë që do të luhen dy ndeshje në ditë nga e hëna në të enjte.

Në sfidën e parë, Helzag mundi Sportin me rezultatin minimal 1-0, kurse në sfidën e dytë të mbrëmjes Tona u mposht nga Pirgu me rezultatin 0-2. Në ditët në vazhdim do të luhen edhe ndeshjet e tjera. FSHF synon që pas Korçës ky kampionat i ri të shtrihet edhe në zonat e tjera rajonale të Shqipërisë.

 

“FSHF-Sunday League Albania 11 X 11”

 

Java e parë:

 

Të hënën, 20 shtator 2021:

Helzag –  Sporti                                   1-0

Tona – Pirgu                                        0-2

 

Të martën, 21 shtator 2021:

Tresteniku – Bulgareci                     ora 20:00

Voskopi – Ravoniku                         ora 21:00

 

Të mërkurën, 22 shtator 2021:

Qaja – Bracanji                                  ora 20:00

Iron Sharp – 28 Nëntori                   ora 21:00

 

Të enjten, 23 shtator 2021:

Voskopoja – Leminoti                       ora 20:00

Dvorani – Francezët                         ora 21:00

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh