AlbanianSport.com 29/09/2021 22:25
ASNN – Në kuadër të mbledhjes së radhës së këtij organi, që zhvillohet për herë të parë në vendin tonë nën kujdesin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Fillimisht, ka mbërritur delegacioni i UEFA-s, i kryesuar nga kryetari i Komitetit “HatTrick”, Karl-Erik Nilson, i cili është njëkohësisht edhe Zv.President i UEFA-s. Pas vizitës në mjediset e reja të “Shtëpisë së Futbollit” dhe Stadiumit “Arena Kombëtare”, kryetari i Komitetit “HatTrick”, Karl-Erik Nilson, u shpreh mjaft i kënaqur nga pritja e ngrohtë në Tiranë, teksa falënderoi presidentin Duka dhe administratën e FSHF-së dhe UEFA-s për organizimin e këtij takimit.
Ai foli edhe për takimin e nesërm të “HatTrick”, ku theksoi se vendimet që do të merren do të jenë për zhvillimin e futbollit evropian. “Më vjen shumë mirë që ju shoh sërish, – ka thënë Presidenti i Federatës Suedeze të Futbollit. – U bë kohë e gjatë që nga takimi i fundit fizikisht dhe kemi kohë që e kemi planifikuar këtë takim në Tiranë, por më në fund jemi këtu dhe të falënderoj për mikpritjen Armand. Ju falënderoj shumë për mikpritjen e ngrohtë sot në Tiranë. Ishte bukur të shihje mjediset tuaja të reja të Federatës dhe mundësitë e shkëlqyera për të zhvilluar futbollin përmes këtyre lehtësirave fantastike dhe do të bëhet më mirë kur të mbarojnë edhe dy fushat.”
“Dhe pastaj shkuam në stadium, një stadium i bukur, që i mbushur plot, imagjinoj një atmosferë të plotë. Sa i përket “HatTrick”-ut është një Komitet i rëndësishëm, ku i japim mundësinë të 55 federatave anëtare të përfitojnë nga projektet dhe është vërtetë një privilegj të punosh me këtë Komitet dhe dua të falënderoj edhe administratën e UEFA-s për organizimin e këtyre takimeve. Jemi përpara takimit të nesërm, ku do të merren vendime që sigurisht do të jenë në të mirë të futbollit, për zhvillimin e futbollit. Do të doja të falënderoja edhe administratën e FSHF-së për organizimin e këtij takimi”, – përfundoi Nilson.