Gjergj Vyshka 10.11.2014 18:00
Që nga e shtuna në mbrëmje në faqen zyrtare në internet www.fshf.org autori i golit të dytë të Dinamos në ndeshjen me Shkumbinin, fituar nga blutë 3-1, është Arbër Capa.
Ndoshta nga rrëmuja e krijuar në shënimin e golit si gjyqtari kryesor Kreshnik Cjapi, por dhe anësori Bega, kanë ngatërruar numrin 10 me 18 të Dinamos.
Vetë Capa në një komunikim miqësor dhe zyrtar në “Facebook” sqaron: “Golin e dytë të Dinamos nuk e ka shënuar unë, por Arifajn. Unë ia kam pasuar.”
“E vërteta është e vërtetë, Arifaj është shënuesi i golit të dytë, – ka shtuar ai. – Megjithatë pak rëndësi ka kjo, për ne ka rëndësi fitorja dhe kryesimi.”
Në të tilla kushte, FSHF dhe gjyqtarët duket se e kanë ngatërruar 10 me 18. Pasi, në fund të fundit, zyrtare quhet ajo që shkruhet në protokollin e ndeshjes nga gjyqtarët.