FSHF / Nën-18 & Nën-19-vjeçarët kuqezi, miqësore prove për 27 lojtarë

Share Button

AlbanianSport.com 27/08/2021 15:40

ASNN – Miqësorja para grumbullimit, ekipet kombëtare të Nën-18 & Nën-19-vjeçarëve testojnë 27 lojtarë. Kështu, dy kombëtaret kuqezi të këtyre grupmoshave kanë zhvilluar këtë të mërkurë një miqësore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj përfaqësueses së Nën-19-vjeçarëve të Izraelit, që do të luhen më 3 dhe 5 shtator 2021.

Ndeshjen e luajtur në Kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve, Armando Cungu, e nisi me këtë formacion: Ortelio Biba, Xhoel Vrapi, Enea Borova, Alesio Stafa, Enes Papa, Bradli Buci, Mario Jushi, Rubien Goga, Frenki Shahaj, Kevin Leka, dhe Ilir Gjuzi. Ndërsa gjatë ndeshjes u aktivizuan edhe Augen Hasani, Ertigen Shehu dhe Envi Bocka.

Ndërsa përballë tyre trajneri i Kombëtares së Nën-18-vjeçarëve, Ardi Behari, e nisi sfidën duke hedhur në fushë këtë 11-she: Endri Dema, Orgest Merkaj, Erest Lamellari, Blerim Qokaj, Armand Hasa, Danilo Bajraktari, Orgi Cena, Ersi Matmuja, Alvi Mezani, Muco Boci, Redi Kacanolli dhe Mikael Rakipaj e Sajdi Thana, të cilët hynë në fushë gjatë ndeshjes si zëvendësues.

Ndeshja përfundoi me fitoren 3-2 të formacionit të Nën-19-vjeçarëve me 2 gola të shënuar nga Gjuzi dhe një nga Goga. Për 18-vjeçarët shënoi Thana, teksa Vrapi shënoi autogol në portën e tij. Në fakt, të gjithë lojtarët e ftuar në këtë miqësore kanë qenë pjesë e grumbullimeve të vazhdueshme të Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve dhe janë pjesë e planeve të ekipit kuqezi.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri shkodran, Cungu, që po përgatiten edhe për pjesëmarrjen në fazën eliminatore të Evropianit të grupmoshës së Nën-19-vjeçarëve, shorti i ka vendosur në Grupin 7, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri, në datat, 10, 13 dhe 16 nëntor 2021.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë një grumbullim njëjavor para dy miqësoreve me Izraelin me qëllim harmonizimin e skuadrës në prag të ndeshjeve eliminatore që do të kenë një muaj më pas. Këtë vit, Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve ka zhvilluar disa përzgjedhje dhe grumbullime, ku trajneri Cungu ka pasur mundësi të vëzhgojë një pjesë të madhe të lojtarëve që luajnë brenda dhe jashtë vendit, si dhe zhvilloi dy ndeshje miqësore me Nën-19-vjeçarët e Kosovës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh