AlbanianSport.com 05/10/2021 23:10
ASNN – Pak ditë pas mbledhjes së Komitetit “HatTrick” të UEFA-s në Shqipëri, kryetari i këtij Komiteti, Karl-Erik Nilson, njëherazi edhe zëvendës-president i UEFA-s i ka dërguar një letër falënderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ku shpreh vlerësimet e tij për pritjen e shkëlqyer nga ana e Federatës Shqiptare.
Kryetari Nilson shkruan se i gjithë delegacioni që ishte i pranishëm në Tiranë javën e shkuar janë falënderues për mikpritjen, duke vlerësuar edhe përfshirjen e vetë presidentit Duka që ky event të organizohej me sukses. Komiteti “HatTrick” organizoi mbledhjen e tij të radhës në Tiranë më 30 shtator, një event historik që iu besua Federatës Shqiptare të Futbollit e që u organizua me sukses.
Më poshtë letra e kryetarit të Komitetit “HatTrick” të UEFA-s, Karl-Erik Nilson, dërguar Presidentit Duka:
I dashur Armand,
Shkruaj për t’ju shprehur vlerësimin tonë maksimal për pritjen e ngrohtë që i bëtë Anëtarëve të Komitetit “HatTrick” gjatë takimit të fundit të këtij Komiteti në selinë tuaj të FSHF-së në Tiranë më 30 shtator.
Jam pafund falënderues për përfshirjen tuaj teksa mikpritët Anëtarët e Komitetit. Do të donim t’ju falënderonim sërish ju për mikpritjen e delegacionit dhe administratën e Federatës suaj që ndihmoi që ky eveniment të organizohej me sukses.
Të gjithë anëtarët e Komitetit vlerësuan njëzëri pritjen e shkëlqyer dhe veçanërisht shijuan vizitën dhe ndeshjen e futbollit të organizuar në Stadiumin “Arena Kombëtare” të Tiranës.
Juaji sinqerisht,
Karl-Erik Nilson