FSHF / Licencimi i klubeve, mbyllet afati i dorëzimit të dokumentacionit

Share Button

AlbanianSport.com 01/04/2022 19:15

ASNN – Ka përfunduar ditën e djeshme afati i dorëzimit të gjithë dokumentacionit financiar për licencimin e klubeve aplikante për një licencë në veprimtaritë e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2022-23. Gjatë 4  muajve të fundit klubet aplikante për licencë kanë paraqitur në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur 5 kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Kriteret që duhet të plotësohen janë kriteri sportiv, ai i infrastrukturës, kriteri i administratës dhe personelit, kriteri ligjor dhe kriteri financiar, që është edhe kriteri me i rëndësishëm në raport me kriteret e tjera. Menaxheri i Sektorit të Licencimit të organizmit që qeveris futbollin në vend, Eduard Gjini, ka shpjeguar për mediat edhe procesin e licencimit dhe vlerëson përmirësimet që kanë bërë klubeve në të gjitha kriteret.

“Ka përfunduar më 31 mars procesi i dorëzimit të gjithë dokumentacionit financiar për klubet e Kategorisë Superiore, që janë kandidate për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe në veprimtaritë e UEFA-s, – ka thënë ai fillimisht. – Tashmë i gjithë dokumentacioni do t’u dorëzohet ekspertëve të kritereve, të cilët do të bëjnë raportet përkatëse dhe do të konkludojnë për çdo klub, nëse i ka plotësuar apo jo kriteret për t’u pajisur me licencë.”

“Nga analiza e deritanishme mund të thuhet se ka një përmirësim të situatës krahasuar me vitin e kaluar në aspektin e kritereve të licencimit të klubeve, por sigurisht nuk jemi akoma aty ku duhet dhe ka vende për të përmirësuar situatën, sidomos për 4 kriteret e para”, – përfundoi Gjini. Procesi i licencimit të klubeve është një nga elementet kryesore për të qenë pjesë e kampionateve elitare, jo vetëm në Shqipëri por kudo ku luhet futboll në botë.

Duke parë rëndësinë e madhe që ka ky proces, Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar muajt e fundit takime dhe seminarët pune me të gjitha klubet, ku i është bërë e qartë mënyra dhe procedura se si duhet të plotësohet dokumentacioni, për të përfituar, në përfundim të procesit, edhe licencën e nevojshme.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh