AlbanianSport.com 10/03/2021 20:40
ASNN – Kërkesa e Sekretarit Shulku, parashtron kuotën prej 30% për ndeshjen ndaj Anglisë. Shqipëria ndeshet me Anglinë më 28 mars 2021 në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2022 në Katar. Dhe Federata Shqiptare e Futbollit synon që, në këtë ndeshje të ketë të paktën 30% të tifozëve në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Federata Shqiptare e Futbollit synon që, në ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2022 në Katar, të ketë të paktën 30% të tifozëve në Stadiumin “Arena Kombëtare”.
Një ide që kishte qarkulluar në mjedisin sportiv në formën e një hamendësimi, ka marrë trajtë të mërkurën, nëpërmjet një letre të nënshkruar nga nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin në vend, Ilir Shulku, drejtuar autoriteteve më të larta në vend. Shkresa, që i drejtohet Ministres së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, përmend rikthimin e futbollit përmes epidemisë së “Covid-19”, anembanë Evropës, natyrisht duke iu përmbajtur protokolleve të përpiluara nga UEFA dhe organizmat shëndetësorë kontinentalë, çka ka çuar në hapjen, fillimisht në masën 30 % të stadiumeve.
“Në këtë kuadër dhe duke synuar që jo vetëm futbolli, por në përgjithësi, jeta sociale të marrë gradualisht kuptimin e harruar, duke shfrytëzuar edhe ndeshjen kundër Anglisë, si një premisë historike, kërkojmë shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës sonë për lejimin e kufizuar të spektatorëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit, praktikisht 6,500 spektatorë”, – thuhet ndër të tjera në letrën e Shulkut, e cila garanton zbatimin e rreptë të protokolleve përkatëse, me synim mbrojtjen e shëndetit.
Mbetet për t’u parë cila do të jetë përgjigja e autoriteteve shëndetësore dhe shtetërore për këtë letër, që vjen pasi një kërkesë të tillë e kanë parashtruar edhe grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, “Tifozët kuqezi”.