AlbanianSport.com 27.01.2015 17:15
ASNN – Është mbledhur sot në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit Komisioni i Etikës, i cili ka marrë në shqyrtim akuzat për lëshime dhe trukimeve të ndeshjeve të javës së 19-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar. Ky Komision ka vendosur që të thërrasë në pyetje të gjithë anëtarët e klubeve përkatëse, që mendohet se mund të japin dëshmi të vlefshme në lidhje me këto takime.
Pas marrjes së këtyre dëshmive, Komisioni i Etikës, do të rimblidhet përsëri, ditën e hënë, në ora 14:00. Sikundër ishte njoftuar, në përgjigje të aludimeve për lëshime dhe trukimeve të ndeshjeve të javës së 19-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka mbledhur të martën pasdeke Komisionin e saj të Etikës.
Ky Komision, që kryesohet nga Fatmir Brraka, me nënkryetar Bejkush Birçen dhe anëtarë Bashkim Kokën, Adriatik Braçen dhe Ardian Lekën, është mbledhur në mjediset e FSHF-së dhe ka marrë në shqyrtim të gjitha provat përkatëse, që konsistojnë në raportimet e zyrtarëve të ndeshjeve Flamurtari-Teuta, Laçi-Partizani dhe Vllaznia-Kukësi, si dhe pamjet filmike të këtyre ndeshjeve.
Pasi ka diskutuar në lidhje me to, Komisioni i Etikës, ka vendosur që të thërrasë në pyetje të gjithë anëtarët e klubeve përkatëse, që mendohet se mund të japin dëshmi të vlefshme në lidhje me këto takime. Pas marrjes së këtyre dëshmive, Komisioni i Etikës, do të rimblidhet përsëri, ditën e hënë ora 14:00.