FSHF / Jupi & Bellai, trajnerët e rinj të Kombëtareve Nën-21 & Nën-19-vjeç

Share Button

FSHF-Shulku-Jupi-Bellai

AlbanianSport.com 13.08.2015 09:50

ASNN – Redi Jupi do të jetë trajneri i ri i ekipit kombëtar të Nën-21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe Arjan Bellai trajner i ekipit kombëtar të Nën-19-vjeçarëve. Dje paradite në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, Sekretari i Përgjithshëm i këtij institucioni Ilir Shulku, bëri prezantimin e trajnerëve të sapoemëruar të kombëtareve të këtyre grupmoshave. “Falënderoj fillimisht trajnerët paraardhës, për punën e lavdërueshme që kanë kryer në drejtimin e ekipeve kombëtare që kanë drejtuar”, – tha nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin shqiptar.

“Altin Lala ka kërkuar të largohet për shkaqe personale dhe me aprovimin e FSHF-së, – vijoi Shulku. – Sidoqoftë, një kampion si Lala është gjithmonë i mirëpritur, në stafet tona.” Më pas Sekretari i Përgjithshëm prezantoi Redi Jupin, si drejtues të stolit të 21-vjeçarëve të Shqipërisë dhe Arjan Bellain si drejtues të stolit së ekipit të Nën-19-vjeçarëve. “Kemi nisur punën menjëherë për të përgatitur dy ndeshjet e radhës, ato kundër Izraelit dhe Portugalisë, – tha Jupi. – Për fat, skuadrën e njoh sepse kam bashkëpunuar me Skënderin (Gegën, trajnerin e mëparshëm).”

“Them se do të jenë ndeshje të vështira, të cilat do të kërkojnë impenjim maksimal, por nuk do të bëjmë ndryshime të mëdha”, – përfundoi trajneri Redi Jupi. Ndërsa Arjan Bellai falenderoi Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin e saj, Armando Duka, për besimin duke shtuar: “Sigurisht, që për skuadrën kam pak gjëra të reja për të thënë, për shkak se e njoh mirë, duke qenë se kam punuar së bashku me Altin Lalën”. “Do të bëjmë më të mirën, me kontingjentin e lojtarëve që kemi në dispozicion”, – ka premtuar trajneri Arjan Bellai.

Ndihmës i trajnerit Redi Jupi tek Nën-21-vjeçarët, do të jetë një prej emrave më të njohur të futbollit shqiptar në vitet 1970-1980, Vasillaq Zëri. Ndërsa ndihmës i trajnerit Arjan Bellai tek Nën-19-vjeçarët, do të jetë një tjetër emër i madh i futbollit në vitet 1980-1990, Sulejman Demollari.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh