FSHF / Hicka: Argumentimi i UEFA-s për 14 tetorin, kontradiktor (Video)

Share Button

FSHF-Hicka-Kokona

AlbanianSport.com 08.11.2014 15:25

ASNN – “Jemi njohur dje me vendimin e argumentuar të ardhur nga UEFA dhe menjëherë kemi nisur punën për të përgatitur materialin për në Komisionin e Apelit.” Kështu ka deklaruar të shtunën juristi i FSHF-së, Envi Hicka, e ka cilësuar si kontradiktor vendimin dhe arsyetimin e parashtruar nga organizmi që qeveris futbollin evropian, për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit me Serbinë.

“Shpresojmë shumë, që në Apel, argumentat tona të dëgjohen dhe vendimi të ndryshojë në favorin tonë”, – ka theksuar ai. Të premten pasdite ka mbërritur në FSHF argumentimi i plotë prej 12 faqesh i Disiplinës pranë UEFA-s, që vendosi për t’ia dhënë Serbisë fitoren në tavolinë, me rezultatin 3-0, për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit.

Për këtë arsye, organizmi që qeveris futbollin shqiptar ka dalë të shtunën në një konferencë për shtyp, ku juristi Envi Hicka e ka cilësuar si kontradiktor vendimin dhe arsyetimin e tij. Përfaqësuesi ligjor i FSHF-së ka theksuar se Kombëtarja kuqezi nuk ka refuzuar të luajë dhe se gjoba është e pavend.

Hicka përsëriti qëndrimi zyrtar se FSHF-ja e ka bërë të qartë se çështjen në fjalë do ta dërgojë deri në KAS, në Lozanë të Zvicrës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh