FSHF / Gjini: Licencimet varen nga financat dhe kushtet e stadiumeve

Share Button

AlbanianSport.com 21/01/2019 12:35

ASNN – Eduard Gjini flet për licencimin e klubeve, këshilla Tiranës dhe Flamurtarit si t’i zgjidhin hallet e tyre. Federata Shqiptare e Futbollit organizoi pak ditë më parë seminarë praktikë për të sqaruar klubet për plotësimin e kushteve që kërkohet për licencim, si në planin e brendshëm ashtu dhe në UEFA. Është Shefi i Zyrës së Licencimit në FSHF, Eduard Gjini, i cili ka sqaruar klubet mbi kriteret që duhet të plotësojnë, ku rëndësi ka aspekti financiar, si dhe kushtet e impianteve.

Nga 10 skuadra që ka Kategoria Superiore, 5 ekipe i kanë llogaritë e bllokuara, fakt ky i pranuar dhe nga Gjini, dhe nuk mund të marrin pjesë në garat e UEFA-s. “Federata ka përcaktuar qartë të gjitha kriteret dha ua u ka shpërndarë klubeve, – u shpreh Gjini në një lidhje me emisionin televizive sportive, – janë 5 kritere, të gjitha skuadrat kanë marrë pjesë në seminarët praktikë. Atje janë sqaruar për mënyrën se si do të plotësohet dosja përkatëse.”

“Duke pasur parasysh situatën, Federata së bashku me ekspertin financiar, ka bërë me të gjitha klubet takime dypalëshe, – ka vijuar ai. – Situata e sivjetshme mund të ndryshojë. Janë dosjet që do të sjellin klubet dhe ekspertët që do të vendosin skuadrat që do ta marrin licencën dhe cilat do të penalizohet.” Më pas Gjini komenton në formë këshille kriteret që pengojnë Tiranën dhe Flamurtarin, të cilat duhet të gjejnë donator t’u paguajë detyrimet financiare.

“Kriteret ndryshojnë sipas kategorive, – shtoi Gjini në komentin e tij për këtë rast, – problemi i Tiranës mund të zgjidhet. Tirana ka vetëm një detyrim që mund ta zgjidhë me marrëveshje. Mund të gjejë një donator, të shlyejë detyrimin që ka tek Tatimet dhe mund ta marrë licencën. E njëjta gjë dhe me Flamurtarin. Mund të gjejnë të ardhurat, të shlyejnë detyrimet dhe të marrin licencën.” Ka vend dhe për stadiumet, për ata që i plotësojnë ose jo kriteret.

Dhe Kukësi e humbi këtë betejë, gjë që e pranon edhe kreu i licensimit në FSHF, Eduard Gjini. “I kemi detyruar klubet që të përmbushin detyrimet, – ka vijuar ai. – Fushë-Kruja ishte mundësia më e mirë e mundshme për Kastriotin. Komisioni ka vendosur që Kukësi nuk luan në Kukës. Është vendim i mirë apo i keq? Stadiumet janë me koeficient. Çështja financiare është kryesore. Klubet duhet të bëjnë menaxhime shumë të mira që të shlyejnë detyrimet që kanë.”

“Të zerohet niveli i borxheve dhe pastaj të jenë të gatshëm të ecin përpara. Ne do të presim datën 31 mars. Unë nuk mund të bëhem garant që Tirana mund të gjejë një donator, të paguajë tatimet dhe të marrë licencën”, – përfundoi shefi i zyrës së licencimit në FSHF dhe ish-drejtor klubi tek “Tirana””, Eduard Gjini.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh