FSHF / Gjendet “akordi”, rinisja shtyhet me një javë, nga data 21, më 28 janar

Share Button

AlbanianSport.com 14.01.2017 11:15

ASNN – Organizmi që qeveris futbollin në vend, Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur  që rinisja e kampionatit të mos bëhet në 21 janar 2017, siç është parashikuar në kalendar, por një javë më pas. Ky vendim është marrë pas një konsensusi të plotë midis 10 klubeve të Kategorisë Superiore.

Tanimë është zyrtare. Pas një komunikimi të vazhdueshëm me klubet e Kategorisë Superiore për të arritur një konsensus të plotë, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të shtyjë me një javë rifillimin e fazës së 3-të të Kampionatit Kombëtar, e planifikuar të niste me datë 21 janar. Për shkak të temperaturave të ulëta, kohës së ftohtë dhe mbi të gjitha, edhe pas një akordi dhe konsensusi të plotë me të 10 klubet e Superiores, faza e tretë e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të futbollit do të nisë më datë 28 janar 2017, ndërkohë që ndeshjet e datës 21 janar do të rikuperohet në një ditë tjetër, e cila do t’iu njoftohet sa më shpejt. Kështu, pasi ka pezulluar arsimin, ka rënduar qarkullimin rrugor dhe ka ndikuar në furnizimin me energji elektrike dhe ujë, moti i keq ka prekur edhe sportin. Janë të shumta mjediset sportive në Shqipëri, që kanë probleme për shkak të motit të ftohtë. Dhe ky ka qenë shkaku që pjesa dërrmuese, pra, 8 ekipe të Kategorisë Superiore, të kërkonin që rinisja e kampionatit të mos bëhet në 21 janar 2017, siç është parashikuar në kalendar, por një javë më pas. Por, përkundër rrymës, dy ekipe, Laçi dhe Teuta, nuk ishin dakord me shtyrjen e rinisjes së Superiores. Por duket se edhe këto dy klube kanë ndryshuar mendim, pasi fushat e mbuluara nga bora e akulli e bëjnë të pamundur zhvillimin normal të një ndeshje futbolli. Përveç kësaj shtohen edhe problemet me bllokimin e rrugëve që vështirëson lëvizjen e ekipeve dhe tifozëve.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh