AlbanianSport.com 24/01/2021 16:25
ASNN – Trajneri i përgatitjes fizike në Kombëtaren shqiptare, Luixhi Febrari, ka folur në lidhje me projektin e Federatës Shqiptare të Futbollit me kurset që që po zhvillohen së fundmi për formimin e përgatitësve atletikë apo video-analistëve, që do të zhvillojnë më tej nivelin e profesionalizmit në aspektin e trajningut. Në një intervistë të dhënë për një radio italiane, Febrari ka vlerësuar vizionin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për të nxitur specializimin e stafeve teknike të skuadrave shqiptare përmes formimit të tyre në këto kurse.
“Është një projekt i jashtëzakonshëm, ndihem i nderuar që Presidenti i FSHF-së, Armand Duka më ka ngarkuar këtë detyrë, – ka thënë ai. – Presidenti Duka, i cili ka punuar me shumë trajnerë të huaj, ka evidentuar në stafin aktual, një grup që sipas trajnerit është një grup i mirë që punon mirë. Kësisoj bashkë me të kemi diskutuar për një projekt për të rritur futbollin në Shqipëri dhe nivelin e stafeve teknike, që shkon deri në 2024. Kështu që, objektivi është EURO 2024. Dhe çdokush në fushat tona të kompetencave, trajneri Reja është sigurisht supervizior absolut.”
“Ai do të ndjekë në mënyrë të veçantë formacionin e trajnerëve, trajnerëve të jashtëm, por edhe trajnerëveshqiptarë. Gjithashtu, edhe doktor Stesina po mendon të bëjë një trajnim me fizioterapistë dhe me mjekë shqiptarë. Unë nga ana tjetër, për fushën time të kompetencave, do të bëj të njëjtën gjë. Dhe Alariko Rosi është duke bërë të njëjtën punë me trajnimin e video-analistëve në Shqipëri. Me pak fjalë jemi një grup njerëzish që po lëvizim gjërat në këtë drejtim”, – përfundon trajneri i përgatitjes fizike në Kombëtaren shqiptare.