AlbanianSport.com 08.12.2016 22:05
ASNN – Erjon Bogdani dhe Alban Bushi do të jenë trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave.
Bogdani do të ulet në stolin e ekipit “Shpresa”, siç njihet ndryshe përfaqësuesja e Nën-21-vjeçarëve, ndërsa Bushi do të drejtojë ekipin kombëtar të Nën-19-vjeçarëve.
Burime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë me dije se prezantimi i dy trajnerëve do të bëhet ditën e premte.
Dy ish-sulmuesit e Kombëtares kuqezi zëvendësojnë në këto poste përkatësisht Redi Jupin dhe Arjan Bellain.
Ekipet kombëtare ishin pa trajner prej më shumë se një muaji. Përzgjedhja dhe prezantimi i trajnerëve të kombëtareve është ekskluzivitet i Federatës së Futbollit.