FSHF e pranon, vetëm 20% e biletave u dhanë për tifozët “e preferuar”

Share Button

Shqiperi-Serbi-bileta

Adriatik Balla 03.10.2015 07:05

Federata Shqiptare e Futbollit ka pranuar ditët e fundit nëpërmjet zyrtarëve të saj se biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi nuk kanë kaluar në duart e tifozëve, por kanë përfunduar tek njerëzit që nuk kanë lidhje me futbollin. Referuar qëndrimeve që dha sekretari Ilir Shulku, vetëm 20% e biletave kanë shkuar në duart e tifozëve dhe kjo është një shifër shumë e paktë krahasuar me nevojat që kanë tifozët e ekipit kombëtar, të cilët këtë herë mbetën jashtë stadiumit.

Ndër të tjera Shulku foli për ndeshjen dhe për interpretimin e saj si një përballje sportive, duke mohuar se do të ketë serbë në “Elbasan Arena”. “Nuk është e vërtetë që do të ketë tifozë serbë në stadium, – ka thënë nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin shqiptar. – Bëhet fjalë për në grupim studentor që nga një marrëveshje e iniciuar nga qeveria shqiptare dhe serbe në një mbledhje të organizuar në Berlin me Kancelaren gjermane Merkel.”

“Kemi shitur online 20% të biletave, dhe me grupimet e dedikuara, që tashmë dihen që janë mbështetësit kryesorë të ekipit kombëtar, kemi ruajtur marrëdhënie konstante”, shtoi zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së tha se janë marrë masa që të mos ketë asnjë veprim jashtë fushe që të ndikojë në ecurinë e lojës.

“Të gjithë duam fitore dhe duhet të përkrahim Kombëtaren”, – tha Shulku. Grupimi i vetëm në stadium do të jetë ai i “Tifozëve Kuq e Zi”, të cilët në bashkëpunim me Federatën do të bëjnë një koreografi. i ftuar në këtë ndeshje do të jetë dhe zyrtari i lartë i UEFA-s, Sekretari i Përgjithshëm i saj, Xhani Infantino.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh