FSHF / Duka mirëpret 3 homologët fqinjë: Faleminderit për ndihmën!

Share Button

AlbanianSport.com 11/03/2021 13:25

ASNN – Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FMF), Muamed Sejdini zhvilluan të enjten paradite një vizitë në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Të tre presidentët u pritën në takim nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit e më konkretisht nga Presidenti Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, dhe nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Miqtë vizituan mjediset e “Shtëpisë së Futbollit”, ku u njohën nga afër me investimet e kryera deri më tani dhe për ecurinë e projektit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke folur në prononcimin e rastit për mediat, përshëndeti vizitën e 3 homologëve në Shqipëri, teksa i falenderoi në emër të të gjithë shqiptarëve për humanizmin dhe solidaritetin e treguar prej tyre pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 përmes donacioneve dhe kontributeve për rindërtimin e disa shtëpive të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore.

“Jam i kënaqur që kemi sot këtu me ne Presidentin e Federatës Italiane, z. Gravina, Presidentin e Federatës së Maqedonisë së Veriut, z. Sejdini dhe presidentin e Federatës së Kosovës, z. Ademi, – ka deklaruar Duka. – Në radhë të parë dua t’u uroj mirëseardhjen, t’u falënderoj dhe në të njëjtën kohë t’i shpreh, jo vetëm mirënjohjen time dhe të komunitetit të futbollit, por mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve për solidaritetin e tyre në një moment tonin shumë të vështirë, siç ishte tërmeti i nëntorit 2019.”

“I gjithë globi ka kaluar një periudhë të vështirë epidemike, por ne kaluam një tjetër ngjarje akoma më të vështirë mbase, tërmetin e nëntorit 2019 dhe presidenti Gravina ishte nga të parët që më ka telefonuar që në ditën e parë, për të më pyetur për dëmet, çfarë nevojash kishim, me çfarë mund të na ndihmonte dhe i është bashkuar iniciativës së Federatës së Futbollit për ndërtimin e disa shtëpive, me një fond të krijuar nga ne”, – ka zbuluar kreu i organizmit që qeveris futbollin shqiptar.

“Këtij fondi i janë përgjigjur edhe Federata të tjera, si Federata Spanjolle, Federata Islandeze, Federata e Irlandës së Veriut dhe kryesisht vëllezërit tanë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe kemi ndërtuar këto shtëpi”, – ka vijuar Duka. Më tej, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit tregoi arsyen e ardhjes së 3 presidentëve në Shqipëri dhe përgëzoi presidentin Gravina, i cili sapo është rizgjedhur në krye të Federatës Italiane të Futbollit. “Arsyeja e kësaj vizite është që ne të vizitojmë shtëpitë, që janë në kantier ndërtimi dhe një nga shtëpitë e përfunduara”, – ka thënë ai.

“Dua të uroj Presidentin Gravina, sepse është i porsazgjedhur në krye të Federatës Italiane dhe t’i urojmë suksese atij dhe futbollit italian në të ardhmen dhe t’i urojmë shëndet të plotë në këtë kohë pandemike, biznes të mbarë, sepse është një nga biznesmenët më në zë apo më të rëndësishëm në Itali, – ka vijuar presidenti i FSHF-së. – Mund t’ju them edhe një fakt tjetër, që 40% e punonjësve të kompanisë së presidentit Gravina janë shqiptarë. Edhe ky është një solidaritet tjetër, një shenjë miqësie apo afërsie me ne.”

“Edhe një herë do të doja t’i falënderoja të gjithë, Presidentin Gravina, të gjithë ata që na kanë ndihmuar, futbollistët e ekipit kombëtar, trajnerin Reja që ka qenë një donator i rëndësishëm, administratën e Federatës së Futbollit, presidentin Sejdini dhe presidentin Agim Ademi. Faleminderit!”, – tha Presidenti Duka. Në përfundim të prononcimit të katër presidentët shkëmbyen fanellat e përfaqësueseve përkatëse në shenjë simbolike për këtë vizitë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh