AlbanianSport.com 10.03.2016 13:25
ASNN – Kombëtarja për herë të parë në fazën finale të një veprimtarie madhore, Skënderbeu në Kupat e Evropës dhe infrastruktura sportive e bëjnë sezonin 2015-2016 një vit historik për futbollin shqiptar.
Kështu ka vlerësuar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, duke folur gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Zakonshme Vjetore, të mbajtur në kryeqytet.
Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, 2016-ta është një vit historik për futbollin shqiptar për shumë arsye. Për Dukën, infrastruktura sportive mbetet një shtyllë kryesore e punës së organizmit që ai drejton.
Këto komente duke i bëri gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Zakonshme Vjetore të FSHF-së.