FSHF / Duka: Investimet nuk preken, klubet nuk janë ende solide financiarisht

Share Button

AlbanianSport.com 01/06/2020 20:55

ASNN – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar të dielën në mbrëmje në emisionin “Sport News Plus”, në televizionin informativ shqiptar “News 24”, ku ai foli, ndër të tjera, problematikat e klubeve, kontratat e lojtarëve dhe investimet. Sa u përket problematikave të klubeve, ai pohoi se klubet shqiptare nuk janë në një situatë solide financiare. “Ne jemi dëshmitarë që klubet kalojnë në situata shumë të vështira”, – tha Duka.

“Apo siç ndodhi së fundmi me Vllazninë, apo qoftë dhe ndonjë klub tjetër, – vijoi ai. – Ajo që ne duhet të bëjmë është të zbatojmë ligjin dhe kriteret e licencimit. Nëse ne respektojmë ato, mund të parandalojmë raste të tilla. Nuk ekziston përvoja për buxhete të ngrira. Klubi është i detyruar të paguajë futbollistët sipas kontratat. Në të gjitha rastet problemet janë zgjidhur nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve. Këto janë përvojat e futbollit.”

Lidhur me çështjen e kontratave të futbollistëve në këtë sezon të zgjatur përtej afateve, kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend kujtoi se FIFA ka nxjerrë një udhëzues për kohën e pandemisë edhe për marrëdhëniet kontraktuale të klubeve, e cila pak a shumë udhëzon klubet. “Kjo duhet të arrihet nëpërmjet marrëveshjes mes klubeve dhe futbollistëve, – tha ai. – Për sa u përket përfundimit të kontratave, futbollistët janë të detyruar të luajnë deri në përfundim të sezonit, kontrata zgjatet automatikisht.”

“Ne kemi dhënë një mbështetje financiare dhe solidare, – ka vijuar Duka. – Qeveria “pagë luftë” futbollit nuk i dha. Gjithë futbollistët dhe zyrtarët duhet të bisedojnë me klubet. Kjo është një periudhë me të cilën ne nuk duhet të abuzojmë. Të jemi solidarë për të bërë më të mirën e mundshme.” Në mbyllje, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka prekur edhe çështjen e investimeve dhe infrastrukturës sportive, duke i parë gjërat në një plan më të gjerë.

“Nuk i kemi prekur buxhetet, – tha ai. – Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm. Ato mungesa të ardhurash apo shpenzime do t’i rikuperojmë vetë pa cënuar projektet e investimeve. Projekti jonë madhor nuk mund të realizohet pa mbështetjen e qeverisë, që janë ndërtimi i fushave. Futbollit shqiptar i mungon infrastruktura e stërvitjes për të gjitha moshat. Duhet të kemi një infrastrukturë të kënaqshme. Çdo njeri, çdo klub, çdo ekip mund të aplikojë për të investuar 1/3 e këtij projekti.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh