FSHF / Duka: Gravina, mbështetës i Shqipërisë, meriton mbështetje

Share Button

AlbanianSport.com 11/03/2021 19:25

ASNN – I pyetur nëse e shikon komunitetin shqiptar si faktornë UEFA, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit u përgjigj se në UEFA interesat janë të përbashkëta për të mirën e futbollit. “Ne nuk i ndajmë në shqiptarë, francezë apo spanjollë, – ka këmbëngulur kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend. – Ne jemi pjesë e të njëjtës organizatë, e cila quhet “UEFA”. Kemi interesa të përbashkëta të lojës, ashtu siç kemi edhe interesa të ndara.”

“Kur flitet për interesat e Federatave që drejtojmë, është i ndarë, pavarësisht se Sejdini është shqiptar, por përfaqëson Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu edhe presidenti Gravina që përfaqëson Italinë. Por kur flitet për interesat madhore të lojës që ne përfaqësojmë, ne jemi solidarë, siç e tha edhe presidenti Gravina”.- theksoi Duka. Më tej, presidenti i FSHF-së shprehu mbështetjen e tij për presidentin Gabriele Gravina në UEFA dhe e uroi sërish në rizgjedhjen e tij si President i Federatës Italiane.

“Pa dyshim që do ta mbështes Presidentin dhe mikuj tim, Gravina, dhe e kam për nder që e kam mbështetur, jo thjesht sepse është sot këtu, por sepse është një njeri që e meriton, – ka thënë kreu i organizmit që qeveris futbollin në vend. – E kam uruar jo vetëm në formë protokollare por e kam uruar me shpirt në rizgjedhjen e tij në krye të Federatës Italiane sepse ka bërë ndryshime dhe projekte zhvilluese për të ardhmen e futbollit italian, të cilat janë të prekshme.”

“Pa dyshim që epidemia ka penguar edhe atje si në të gjithë Evropën dhe Gabriele Gravina është një person që mund ta ndihmojë shumë UEFA-n. Këtu nuk bëhet fjalë për interesat individuale, por besoj se një president i një Federate relativisht të madhe siç është Italia, nuk është se ka çfarë merr nga UEFA, por më shumë i jep UEFA-s. UEFA ka nevojë për persona të tillë”, – vijoi presidenti i FSHF-së. Komentet e kreut të qeverisë së futbollit shqiptar u bënë gjatë vizitës zyrtare të 3 homologëve fqinjë.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh