AlbanianSport.com 20/02/2019 22:00
ASNN – U dolën tifozët nga “kontrolli”, Disiplina shpërthen me gjoba të rënda për Tiranën dhe Flamurtarin, Tomori humb ndeshjen në tavolinë. Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit mori masa të ashpra ndëshkimore për thyerësit e Kodit të Drejtësisë Sportive dhe rregulloreve të tjera të saj, për ndeshjet që u zhvilluan në javën e kaluar në kategoritë e ndryshme të futbollit në vend.
Natyrisht, vëmendja më e madhe është tek klubet e Superiores dhe në këtë kuadër Tirana dhe Flamurtari kanë marrë gjoba të rënda me nga 3 milionë lekë të vjetër secili. Edhe skuadra si Kukësi, Teuta e ndonjë tjetër janë ndëshkuar me gjobë që shkon deri në 1 milion lekë të vjetër, dhe për të gjitha këto skuadra motivi i gjobës është i njëjti: sjellja e gabuar e tifozëve.
Më poshtë jepen të plota të 23 vendimet që u dhanë të mërkurën nga Komisioni i Disiplinës i FSHF-së.
- KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lekë.
- KF “Teuta”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.
- KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.
- FC “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me me gjobë në masën 300.000 (treqindmijë) lekë.
- KF “Kamza’, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
- KF “Iliria”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje të shkeljeve disipinore, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
- KF “Tomorri”, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Bylis”, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- Zyrtari i KF “Maliqi”, Spartak Meraku, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
- KF “Maliqi”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast përsëritje në vonesat e lojës, do të jetë subjekt i ndëshkimeve qe parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF
- Lojtari i KF “Tepelena”, Alekasander Beqiri, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF “Këlcyra”, Sajmir Kule, për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Tepelena”, për dështim në përshmbushjen e përgjegjesive dhe ndërprerjen e përkohëshme ndeshjes, në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.
- Lojtari i KF “Pogradeci” U-17, Jurgen Likollari , për dhunë ndaj lojtarit kundërshtar në lojë të ndaluar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Burreli” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Shkodra” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- Lojtari i KF “Butrniti” U-19, Rei Cipa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- KF “Korabi” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
- Zyrtari i KF “Korabi” U-17, Bexhet Hysa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë te Nenit 56/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF “Bylis” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Lushnja” U-17, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- Lojtari i KF “Republika” U-17, Klaus Tenko, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KF “Republika” U-15, Matias Qirinxhi, për sjellje jo sportive duke ofenduar zyrtaret e ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtari i ndalohet qëndrimi ne dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Naftëtari”,Egland Lamaj , dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Egland Lamaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Partizani” U-17 ,Brajan Marku, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Brajan Marku vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.si të pa bazuar në KDS dhe Rregulloret e tjera të FSHF.