AlbanianSport.com 22/08/2018 20:55
ASNN – Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për ngjarjet e dhunës në Korçë, si edhe për incidentin e presidentit të Laçit, Pashk Laska, në Superkupë. Kështu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër Partizanit, Skënderbeu është dënuar me 300,000 lekë, si dhe 5 ndeshje pa tifozë në Korçë.
Ndërkohë, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, hedhur gurë brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të ndeshjes kundër Skënderbeut, edhe Partizani është dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë, si dhe 200,000 lekë gjobë. Po kështu, janë paralajmëruar Tirana për sjelljen e tifozëve, dhe Kukësi për reagimet e zyrtarëve.
Po kështu, edhe presidenti i Laçit, Pashk Laska, është dënuar me 2 ndeshje pezullim për sjellje të pahijshme ndaj gjyqtarit. Laskës i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës dhe stolit të rezervave.