AlbanianSport.com 21.05.2015 19:50
ASNN – Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të mbledhjen e tij të radhës, të mbajtur sot, ka marrë një sërë vendimesh, në lidhje me problemet disiplinore të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe për shqyrtimin e kërkesave të paraqitura. Më poshtë vijon procesverbali i plotë i vendimeve të marr sot:
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
KOMISIONI I DISPLINES
PROCESVERBAL
I mbajtur sot me date 21 Maj 2014, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS
VENDOSI
1.KF “Beslidhja”, per per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/2.a te KDS.
2.KF “Terbuni”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/1.a te KDS.
3.KF “Lushnja”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 10.000(dhjetemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/1.a te KDS.
4.KF “Erzeni”, per sjellje te gabuar te tifozerise se tyre, denohen me gjobe me vlere 5.000(pesemije) leke, bazuar ne nenin 66/1 dhe 136/2.a te KDS.
5.KF “Vlora” U-19, per braktisje te ndeshjes me KF “Vllaznia” U-19, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimi, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
6.Lojtari i KF “Tirana” U-19, Albi Doka, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtar dhe ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.d dhe 49/1.a te KDS.
7.KF “Vllaznimi” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Shkendia Dr” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.
8.Zyrtari i KF “Brians”, Gjergj Filipi, per sjellje jo sportive dhe ofendim ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.
9.KF “Kastrioti” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Beslidhja” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
10.KF “Kastrioti” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Internacional” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
11.KF “Beslidhja” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Shkendia B Tr” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
12.KF “Shkodra” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Kukesi” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
13.KF “Vllaznimi” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Burreli” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
14.KF “Butrinit” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Apollonia” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
15.KF “Alpetrol” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Tomorri” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55/1 te KDS.
16.KF “Turbina” , per braktisje te ndeshjes me KF “Besa”, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe i zbriten 3(tre) pike nga klasifikimi i sezonit 2015-2016 , bazuar ne nenin 55/1 te KDS. Shkeljet disiplinore te kesaj ndeshje do te shqyrtohen ne mbledhjen e ardheshme te Komisionit te Disiplines.
17.Mospranimin e kerkese se KF “Rubiku”, si te paraqitur jo ne perputhje me kerkesat e rregullores dhe si te pabazuar ne prova.
18.Kerkesa e Akademise se Futbollit Dinamo, shtyhet per diten e hene, me date 25/05/2015, ora 10:00, me qellim qe te behet verifikimi i lojtareve. Sektori i Garave merr persiper njoftimin e paleve.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3(tre) diteve ne Komisionin e Apelit.