AlbanianSport.com 03.11.2016 16:35
ASNN – Katër ndeshje pa tifozë për Partizanin dhe 3 për Skënderbeun. Kjo është kostoja që dy rivalet për titull do të paguajnë për incidentet e ndodhura në 10-minutëshin e fundit të kohës së rregullt të përballjes midis tyre të dielën e 30 tetorit, të vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore. Kështu, incidentet e ndodhura në 10-minutëshin e fundit të kohës së rregullt të përballjes midis tyre të dielën e 30 nëntorit, të vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore, i ka kushtuar shtrenjt Partizanit dhe Skënderbeut.
Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur të enjten pasdite, ka vendosur t’i dënojë të dy pretendentet për titull, që detyrohen ta luajnë një pjesë të ndeshjeve të fazës së dytë pa tifozë. Kështu, Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar në grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë në fushën e vet.
Po kështu, Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve në mënyrë të përsëritur, duke hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, duke ofenduar ne grup e duke shpalosur parrulla ofenduese, dënohet me 3 ndeshje pa spektatorë në fushën e vet. Sipas vendimit të Disiplinës, detyrohet si klubi i Partizanit, ashtu edhe ai i Skënderbeut të zhdëmtojnë stolat e prishur të stadiumit “Elbasan Arena”. Po kështu është urdhëruar Sekretariati Teknik të mbledhë të dhëna mbi personat problematikë, me qëllim evidentimin e tyre dhe ndalimin e hyrjes në stadiume.