AlbanianSport.com 28.10.2015 18:05
ASNN – Është zhvilluar sot mbledhja e Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe sulmi që lojtarët dhe zyrtarët e ndeshjes i bënë gjyqtarit në sfidën e së dielës së kaluar, Tepelena-Naftëtari, i ka kushtuar skuadrës vendëse humbjen e takimit 3-0 në tavolinë. Gjithashtu, skuadra do të luajë edhe katër ndeshje pa spektatorë, në një kohë që ndëshkimet ndaj dhunuesve kanë qenë të ashpra.
Kështu, sipas Disiplinës, sekretari i klubit, Roland Gaba, që ka goditur gjyqtarin, është pezulluar dy vjet nga aktiviteti. Gjithashtu, me një vit pezullim është ndëshkuar edhe lojtari Pashuna Halo, në një kohë që trajneri Ilir Selimi është dënuar me dy ndeshje. Në takimin e së dielës së kaluar, Tepelena-Naftëtari, u sulmua dhe dhunua fizikisht gjyqtari Kleanto Sheka për shkak të një 11-metërshi që akordoi në favor të skuadrës mike.
Në atë sfidë u deshën dhjetë minuta ndërprerje që të qetësohej situata dhe më pas të riniste sfida, por që u ndërpre përpara kohe. Gjithashtu, janë dënuar edhe lojtarë dhe zyrtarë të skuadrave të tjera në kategoritë inferiore për shkak të akteve të dhunshme që kanë shfaqur. Për sa i përket Superiores, Partizani duket se i ka “prenotuar” gjobat për shkak të tifozëve.
Në lidhje me sfidën e fundit, klubi i kuq është dënuar me 2 milionë lekë të vjetër gjobë. Gjithashtu, edhe Skënderbeu dhe Vllaznia do të duhet të paguajnë nga 500 mijë lekë të vjetër gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të tifozerive përkatëse. I vetmi ndëshkim për zyrtarë ishte ai ndaj Alban Hasanit që u dënua me dy ndeshje për shkak të protestave dhe ofendimeve ndaj gjyqtarëve.
FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT
KOMISIONI I DISIPLINES
Tirane me 28/10/2015
PROCESVERBAL
I mbajtur sot me date 28 Tetor 2015, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.
VENDOSI:
- KF “Partizani”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 200.000 (dyqindmije) leke , bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
- KF “Skenderbeu”, persjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke , bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
- KF “Vllaznia”, per sjellje te gabuar te tifozerise se saj, denohet me gjobe me vlere 50.000 (pesedhjetemije) leke , bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
- Zyrtari i KF “Vllaznia”, Alban Hasani, per protesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
- Lojtaret i KF “Alpetrol”, Ermal Myftari dhe Ordi Bilbili, per sjellje jo sportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet secili me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.
- Lojtari i KF “Tepelena”, Pashun Halo, per ofendim dhe goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 12(dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.
- Zyrtari i KF “Tepelena”, Roland Gaba, per goditje me grusht ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 24(njezeteekater) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.b te KDS.
- Zyrtari i KF “Tepelena”, Ilir Selimi, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
- KF “Tepelena”, per futje ne fushen e lojes te personave te pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me KF “Naftetari” me rezultatin 3 me 0 dhe me zhvillimin e 4(kater) ndeshje pa spektatore, bazuar ne nenin 65/3.b te KDS.
- Lojtari i KF “Delvina”, Selaudin Cuno dhe lojtari i SSH “Permeti” Klajdi Hoxha , per godititje ndaj lojtarit kundershtar, denohet secili me 5 (pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
- Lojtari i KF “Delvina” Klajdi Muzhai, per goditje te lojtareve kundershtar, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
- Zytari i KF “Oriku”, Teki Xhemalaj, per protesta me fjale ofenduese ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezulllim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.
- Lojtaret e KF “Memaliaj”, Qamil Skenderi dhe lojtari i KF “Oriku”, Erald Xhuveli, per sjellje jo sportive dhe goditje te lojtarit kundershtar, denohet secili me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
- Lojtari i KF “Teuta” U-19, Klejdi Hyka, per goditje me grusht ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.
- KF “Elbasani” U-19, per aktivizim te lojtarit qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Teuta” U-19, bazuar ne nenin 54 te KDS.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.