AlbanianSport.com 22/12/2020 22:35
ASNN – Komisioni i Disiplinës “syrgjynos” Delvinën për dhunën: Humbje në tavolinë dhe gjithë sezonin larg “shtëpisë” për goditjen e gjyqtarit anësor. I ka shpëtuar një dënimi të skajshëm, por sidoqoftë do të vuajë ndëshkimin përgjatë gjithë këtij sezoni, sepse do t’i duhet t’i luajë të gjitha ndeshjet e mbetur në të kampionatit në fushë asnjëanëse. Dhuna e ushtruar kundrejt gjyqtarit anësor në ndeshjen e fundjavës ka çuar në ndëshkimin e Klubit të Futbollit “Delvina” nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në mbledhjen e tij të radhës, të mbajtur të martën pasdite, organi disiplinor vendosi që, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të disa neneve të Kodit të Disiplinës Sportive, klubi delvinjot humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 përballë Albpetrolit, si dhe ndëshkohet me zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse.
Gjatë ndeshjes së futbollit, Delvina-Albpetrol, të zhvilluar të dielën pasdreke në stadiumin “Panajot Pano” në Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej ndihmësve të gjyqtarit kryesor të takimit. Si pasojë gjyqtari anësor, Elvis Pulaj, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, në mbledhjen e së martës, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë vendime edhe 16 raste të tjera të ndodhur në nivele të ndryshme të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Të Rritur, por edhe në Kampionatet e moshave dhe atë të femrave, duke ndëshkuar lojtarë dhe zyrtarë të klubeve të ndryshme. Midis këtyre vendimeve, spikat ndëshkimi i lojtarit të Tiranës, Marsel Ismailgeci, i cili, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të Kodit të Disiplinës Sportive dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
Ja të gjitha vendimet e Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, datë 22.12.2020:
- Lojtari i KF Tirana, Marsel Ismailgeci, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Zyrtari i Besëlidhja, Gledis Lani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i KS Korabi, Donald Mëziu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Erzeni, Haxhi Kacmoli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i Shënkolli U-21, Xhulio Berisha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Maliqi, Franci Caushllari, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të Maliqi, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Zyrtari i Shkendia B. T., Argid Sheme, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit Shkendia B. T., në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Juventus Akademi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin e Kategorisë së Parë U-19, Grupi B, kundër Football Republic U-19 B, në bazë të nenit 54/1 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
- Zyrtari i KS Kastrioti U19, Agim Zeli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtarja e Tirana Femra, Denisa Qose, për sjellje josportive ndaj kundërshtares, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- KF Delvina, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 30, 50, 63/1/c dhe 64/3/b të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër SHS Albpetrol, zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit 2020-2021 të Kampionatit të Kategorisë së Dytë Grupi B, në fushë asnjanëse.
- Lojtari i FC Internacional Tirana U17, Albi Azizi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Tirana U17, Danilo Bajraktari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i FC Internacional Tirana U17, Ersi Bode, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Tirana U17, Mateo Uka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Zyrtari i Shkëndija Dr., Jurgen Cupa, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.