FSHF / Asambletë e Shoqatave Rajonale të Futbollit, radhën e ka Tirana

Share Button

AlbanianSport.com 16/02/2024 19:15

ASNN – Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, njihuni me vendimet që u morën. Pas mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Durrës dhe Gjirokastër, të premten, në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet u zhvilluan punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë.

Në punimet e asamblesë morën pjesë 37 anëtarë të përfaqësuar nga 64 delegatë, ndërsa në rendin e ditës ishin diskutimi i raportit të aktivitetit të Shoqatës, miratimi i pasqyrave financiare, miratimi i buxhetit për vitin 2024, zgjedhja e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFT-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF si edhe pranimi për antarësim.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe Abdyl Kuriu në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbolli, i cili u uroi punime të mbarë anëtarëve të shoqatës. Ai u siguroi pjesëmarrësve mbështetjen e plotë të organizmit qeveris këtë sport në vend me projekte konkrete dhe bëri thirrje për të mbështetur sa më shumë femrat në rrugën drejt futbollit.

Pas verifikimit të mandatëve të delegatëve të pranishëm, Kryetari i SHRFT-së, Krenar Alimehmeti, në një fjalim të gjatë evidentoi punën e bërë gjatë vitit 2023 dhe ngriti problematikat që duhen zgjidhur për të ardhmen. Gjithashtu ai tha se interesi i fëmijëve për t’u aktivizuar me sportin e bukur të futbollit është në rritje nga dita në ditë. Vetëm gjatë vitit 2023 janë regjistruar 20 ekipe të grupmoshës së Nën-14-vjeçarëve, që nuk kanë qenë në sezonet e mëparshme.

Krytari i SHRFT-së, Krenar Alimehmeti, theksoi edhe njëherë që në fokus mbetet zhvillimi i futbollit të femrave dhe shtoi se nga të gjithë duhet një përkushtim më i madh për të zgjidhur të gjitha problematikat. Më pas, me anë të votimit, u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2024. Gjithashtu u zgjodhën edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRFT-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF të propozuar nga anëtarësia.

Pas votimit të anëtarëve të SHRFT-së u zgjodhën delegatë Krenar Alimehmeti, Andi Lila, Enkele Likaj, Pavli Buneci, Erjon Stavri dhe Gelda Lilo. Tanimë Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë iu shtuan edhe dy anëtarë të rinj me të drejta të plota që janë Akademia “Selaci” dhe Shoqata “East Park”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh