AlbanianSport.com 20.01.2017 17:55
ASNN – Në fakt, ishte një nismë që duhet përshëndetur dhe ndjekur nga shumë nisma të tjera që veçse ia shtojnë vlerën futbollit. Goli që Donjet Shkodra i shënoi Luftëtarit është përzgjedhur nga tifozët si më i bukuri i dy fazave të para të Kategorisë Superiore.
Në profilet e federatës në rrjetet sociale, perla e mesfushorit të Flamurtarit mori më shumë pëlqime si realizimi më i mirë. Donjet Shkodra i Flamurtarit grumbulloi 164 vota duke lënë pas Donald Rrapon e Luftëtarit dhe Idriz Bathën e Partzanit.
Anketa e Federatës Shqiptare të Futbollit zgjati disa ditë. Aty ishin në garë 10 gola. i vetmi i huaj ishte kongolezi i Tiranës, Mervijë. Të tjerë futbollistë, të cilët ishin përzgjedhur me golat e tyre ishin Dejvi Bregu, Kushtirm Lushtaku, Lorenc Trashi dhe Afrim Taku.