FSHB / Vokopola, replikë Gurabardhit: Ja pse zgjodhëm Qafarenën

Share Button

FSHV-logo

Gjergj Vyshka 04.01.2016 17:40

“Së pari ne nuk mund të jemi një Federatë maskiliste kur në kryesi kemi dy femra. Së dyti, shkodrani i talentuar ka zhvilluar gjatë vitit 7 ndeshje ndërkombëtare, 5 në Ballkaniadë dhe dy në “Challenge Cup”. Dhe për këtë ka marrë vlerësimet e të gjithë ndërkombëtarëve.” Vendosja e Anton Qafarenës në listën e 10 sportistëve më të mirë të vitit 2015 nga Federata Shqiptare e Volejbollit ka sjellë reagime. Në mënyrë të veçantë nga trajneri i Barletit Volej, Hasan Gurabardhi, ekipi i të cilit është “kampion” dhe ka fituar të gjitha trofetë e mundshme në vend.

Në fakt në garë për të qenë në dhjetë sportistët më të mirë ka qenë Erblina Bici, lojtarja që vazhdon të bëjë gjithçka mirë në volejbollin shqiptar. Por Federata Shqiptare e Volejbollit, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Albens Vokopola, argumenton kështu: “Së pari më duhet të sqarojmë se nuk jemi Federatë “maskiliste”, ashtu sikurse na kanë dashur të na etiketojnë, sepse në kryesi si askush tjetër kemi dy femra, dy lojtare që kanë dhënë vlera në volejbollin shqiptar. Së dyti, në diskutim ka qenë Bici dhe Qafarena.”

“Mirëpo nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar na janë dërguar disa kritere për përzgjedhjen e sportistit, të cilat i kemi plotësuar, – ka vijuar ai. – Që do të thotë se nuk mjafton të jesh vetëm “kampion”. Qafarena jo vetëm që është lojtar i perspektivës, por mbi të gjitha në këtë periudhë ka luajtur 7 ndeshje ndërkombëtare. Bëhet fjalë për 5 në Ballkaniadën e të rinjve dhe dy në “Challenge Cup”, me Studentin përballë serbëve të Spartak Ljigut. Në Turqi ku ishim së bashku me presidentin, trajneri i meshkujve Zanini, që e kishte parë në Ballkaniadë, ka folur me superlativa për të duke e cilësuar si një talent të volejbollit.

“Jo vetëm kaq, por edhe në mbledhjen e fundit të Ligës Ballkanike në Selanik, serbët që e kishin parë në ndeshjen me Spartak Ljig kanë folur me superlativa duke e cilësuar një talent të vërtetë, – ka thënë Vokopola. – Ne kemi disa politika që lidhen me zhvillimin e sportistëve që u përkasin së ardhmes. Dhe në këtë prizëm është dhe Anton Qafarena.” Federata Shqiptare e Volejbollit ka treguar se Bici është telefonuar për t’i thënë që do të jetë pjesë e përfaqësisë së bashku me presidentin Pëllumbi, zëvendëspresidenten Hoxha dhe sekretari Vokopola në mbrëmjen Gala të KOKSH.

“Ne, – thotë Vokopola, – duke e vlerësuar si një lojtare cilësore menduam që ajo së bashku me presidentin Pëllumbi, zëvendëspresidenten Hoxha dhe unë si sekretar të ishte pjesë e jona në atë mbrëmje. Mirëpo në momentet e fundit është tërhequr. Qafarena është lojtar i perspektivës dhe për ato të dhëna që ka i takonte të ishte në dhjetë sportistët më të mirë”. Kësisoj anketa e 10 sportistëve më të mirë vazhdon të lërë debate të hapura, sepse pakënaqësitë janë pa fund edhe kur ato argumentohen drejt nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit siç ishte rasti për Qafarenën.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

Çiklizëm / Trofeu i “Ditës së Verës” ngre siparin e sezonit të “dyrrotakëve”

AlbanianSport.com 14/03/2024 17:15 ASNN – Me Trofeun “Dita e Verës”, veprimtari në të cilën morën

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh