AlbanianSport.com 09/01/2017 18:00
ASNN – Ajo që bëhet e ditur nga Federata Shqiptare e Basketbollit është se ka dhe ekipe të tjera, të cilat kanë sjellë dokumentacionin, por nuk kanë bërë pagesat, e që pritet të shtohen rrugës.
Këtë të paktën e ka konfirmuar dhe inspektori i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Elton Saliaga, i cili ka deklaruar: “Është e vërtetë që ka nisur kampionati i moshave deri në 18 vjeç.”
“Janë katër ekipe tek vajzat e 12 tek meshkujt, – ka sqaruar ai. – Një pjesë skuadrat i kanë plotësuar ato që kërkohet nga Federata Shqiptare e Basketbollit, por nuk kanë bërë pagesat.”
“Veçse pritet që t’i bashkohen këtij kampionati”, – ka përfunduar Saliaga. E në këtë mënyrë, Kampionati Kombëtar i Basketbollit të të rinjve dhe të rejave e ka nisur sezonin e ri i paplotë.
Ndërkaq Federata Shqiptare e Basketbollit i ka kujtuar klubeve se duhet të plotësojnë dokumentacionin për kampionatin e para të rinjve dhe para të rejave, ndërsa një shkresë e tillë ka shkuar nëpër shoqata që më 3 korrik të vitit të kaluar.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Rinj
Java e parë
(7 janar 2018)
Skënderbeu – Pogradeci 71-59
Kamza Basket – Marsi Basket 92-43
Elbasani – Vllaznia 54-49
Goga Basket – Superior 70-61
Partizani – Qazim Turdiu 60-35
Invaders – Real Basket 52-47
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 1 1 0 92-43 2
- Partizani 1 1 0 60-35 2
- Skënderbeu 1 1 0 71-59 2
- Goga Basket 1 1 0 70-61 2
- Elbasani 1 1 0 54-49 2
- Invaders 1 1 0 52-47 2
- Vllaznia 1 0 1 49-54 1
- Real Basket 1 0 1 47-52 1
- Superior 1 0 1 61-70 1
- Pogradeci 1 0 1 59-71 1
- Qazim Turdiu 1 0 1 35-60 1
- Marsi Basket 1 0 1 43-92 1