AlbanianSport.com 11/08/2021 10:00
ASNN – Reagon ashpër Presidenti i Komitetit Olimpik Australian. Sportistët australianë që morë pjesë në Olimpiadën e Tokios, duhet të kryejnë një karantinë prej 28 ditësh në rikthimi e tyre në Australinë e Jugut. Një masë kjo e marrë nga autoritetet vendore kundër përhapjes së “Covid-19”, por që ka indinjuar mjaft drejtuesit e sportit në vend.
Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Australi do të kryejnë detyrimisht një karantinë prej 14 ditësh. Por qeveria e Australisë së Jugut, me kryeqytet Adelajden, ka vendosur të dyfishojë kohën e qëndrimit në karantinë për të gjithë ata që udhëtojnë jo me një linjë direkte. 56 sportistët e delagacionit australian të Lojërave Olimpike janë të detyruar t’i nënshtrohen këtij rregulli. 16 janë në karantinë në Sidnej, aty ku kanë zbritur nga avioni që i solli nga Tokio.
“Ndërsa vendet e tjera po festojnë rikthimin e sportistëve të tyre nga Olimpiada, ne vendosim t’i trajtojmë ata në mënyrën më të ashpër, – ka reaguar me forcë Presidenti i Komitetit Olimpik Australian, Met Keroll. “Po ndëshkohen sepse përfaqësuan me nder vendi e tyre në Lojërat Olimpike “Tokio 2020””, – ka shtuar tepër i zemëruar drejtuesi i organizmit që qeveris lëvizjen olimpike në Australi.