AlbaniaSport.net 23.01.2015 14:15
ASNN – Edhe Kampionati Kombëtar i Futbollit për Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve ka luajtur të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 22-të në Kategorinë Superiore, ku Vllaznia është mundur 0-3 në Vlorë nga Flamurtari, dhe tashmë është e detyruar ta ndajë thelluar kryesimin me Shkëndijën e Tiranës, e cila ka fituar 3-1 në derbin me Tiranën. Si Vllaznia, ashtu edhe Shkëndija e Tiranës, kanë nga 54 pikë secila.
Në vendin e tretë mbetet Partizani, që është mundur 1-2 në derbin tjetër me Olimpikun. Të kuqtë kanë 48 pikë, 8 më tepër sesa Flamurtari. Ndërkaq, në fundjavë janë luajtur edhe takimet e të javës së 18-të në grupin A dhe të 17-të në Grupin B të Kategorisë së Parë A. Në këtë Kategori, spikat fakti se vetëm 3 nga 5 ndeshjet e grupit A dhe 2 nga 5 ndeshjet e grupit B janë luajtur.
Kjo vjen në faktin se Internacionali, Skampini e Veleçiku në grupin A janë përjashtuar nga kampionati për mosregjistrim, ashtu sikundër Tirana B, Bylis dhe Shkumbini janë pezulluar nga kampionati me vendim të Komisionit të Disiplinës në grupin B. Dhe kjo ka bërë që numri i ndeshjeve që kanë luajtur skuadrat të jetë i ndryshëm dhe që renditja të mos japë tablonë e plotë të gjendjes.
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria Superiore
Java e 22-të
(21-22 mars 2015)
Dinamo – Elbasani 3-1
Flamurtari – Vllaznia 3-0
Shkëndija Durrës – Skënderbeu 4-0
Vllaznimi – Vlora 1-0
Shkëndija Tiranë – Tirana 3-1
Besa – Teuta 4-3
Pogradeci – Laçi 4-0
Olimpik – Partizani 2-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 22 17 3 2 54-16 54
- Shkëndija Tiranë 22 18 0 4 51-18 54
- Partizani 22 15 3 4 57-16 48
- Flamurtari 22 12 4 6 30-22 40
- Teuta 22 10 5 7 37-34 35
- Olimpiku 22 9 2 11 37-41 29
- Shkëndija Durrës 21 7 6 8 34-31 28
- Skënderbeu 22 7 6 9 23-31 27
- Laçi 22 7 6 9 25-38 27
- Tirana 22 6 7 9 25-27 25
- Elbasani 22 5 9 8 23-26 24
- Vlora 22 7 2 13 24-32 23
- Besa 22 7 1 14 26-40 22
- Pogradeci 21 5 6 10 19-31 21
- Dinamo 22 6 3 13 19-39 21
- Vllaznimi 22 4 3 15 13-47 15
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 18-të
(22 mars 2015)
Brian’s – Shkëndija B Tiranë 0-0
Kukësi – FC Term 4-0
Besëlidhja – Porto 1-1
Internacional – Veleçiku (nuk u zhvillua)
Kastrioti – Skampini (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 14 9 2 3 31-10 29
- Porto 13 7 3 3 24-11 24
- Brian’s 13 6 5 2 23-14 23
- Besëlidhja 13 7 2 4 23-15 23
- Shkëndija B Tiranë 14 7 1 6 23-21 22
- FC Term 13 4 3 6 15-19 15
- Kastrioti 12 1 2 9 7-32 5
(Internacional, Skampini e Veleçiku janë përjashtuar nga kampionati për mosregjistrim)
Grupi B
Java e 17-të
(21-22 mars 2015)
Lushnja – Tomori 0-0
AF Dinamo – Albpetroli 4-1
Shkumbini – Apolonia (nuk u zhvillua)
Bylis – Luftëtari (nuk u zhvillua)
Tirana B – Butrinti (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 13 8 3 2 30-8 27
- Luftëtari 13 7 3 3 29-18 21
- AF Dinamo 11 6 2 3 28-13 20
- Apolonia 12 5 4 3 16-13 19
- Tomori 13 5 3 5 14-12 18
- Butrinti 12 2 3 7 15-30 9
- Albpetroli 12 2 2 8 13-40 8
(Tirana B, Bylis dhe Shkumbini janë pezulluar nga kampionati me vendim të Komisionit të Disiplinës)