AlbanianSport.com 23.02.2014 17:55
ASNN – Edhe Kampionati Kombëtar i Futbollit për Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve ka luajtur të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 17-të në Kategorinë Superiore, ku ndeshja Vllaznia-Besa nuk u zhvillua dhe kjo i ka dhënë mundësi Shkëndijës së Tiranës, që edhe pse është mundur 0-2 në Laç nga skuadra vendase, të vazhdojë të kryesojë me 45 pikë.
Në vendin e tretë mbetet Partizani, që është mundur 3-4 në kryeqytet nga Teuta. Të kuqtë kanë 36 pikë, 3 më tepër sesa Flamurtari, që ka fituar minimalisht në Vlorë ndaj Olimpikut. Ndërkohë, Elbasani ka fituar 3-1 përballë Vlorës, teksa Tupi, i cili ka realizuar një dygolësh, dhe Hidri, i futur në pjesën e dytë, kanë hipotekuar fitoren.
Goli i nderit për miqtë u shënua nga Abazi në minutat shtesë me anë të një 11-metërshi, por që nuk vlejti për t’i dhënë qoftë edhe një pikë skuadrës së tij. Elbasani luajti më mirë sesa kundërshtari dhe e meritoi fitoren me atë që dha në fushë. Ndërkaq, në fundjavë janë luajtur edhe takimet e të javës së 13-të në grupin A dhe të 12-të në Grupin B të Kategorisë së Parë A. Në këtë Kategori, spikat fakti se vetëm 1 nga 5 ndeshjet e grupit A janë luajtur, ndërsa tjetra luhet të mërkurën.
Kjo vjen në faktin se Internacionali, Skampini e Veleçiku në grupin A janë përjashtuar nga kampionati për mosregjistrim dhe kjo ka bërë që numri i ndeshjeve që kanë luajtur skuadrat të jetë i ndryshëm dhe që renditja të mos japë tablonë e plotë të gjendjes. Edhe në grupin B, 2 nga 5 ndeshjet e planifikuara, nuk u zhvilluan.
ELBASANI – VLORA 3-1
Shënues: Tupi 20’, 58’, Hidri 83’ / Abazi 93’ (11-m)
ELBASANI: Kalemani, Bërdufi, Shehi, Cani, Jano, Mukja, Bardhi, Hida, Gorica, Tupi, Panganika. Trajner: A. Kila (U aktivizuan: Hoti, Topuzi, Hidri, Karaj)
VLORA: Abello, Abazaj, Demiraj, Theodhoridhi, Dautaj, Lazaj, Veizi, Mataj, Mata, Myslymi, Plaka. Trajner: Sh. Idrizaj (U aktivizua: Muçollari)
GJYQTARË: E. Bastari, A. Subashi, E. Spaho (Tiranë)
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria Superiore
Java e 17-të
(21-22 shkurt 2015)
Tirana – Pogradeci 2-2
Vllaznia – Besa (nuk u zhvillua)
Elbasani – Vlora 3-1
Skënderbeu – Vllaznimi (nuk u zhvillua)
Partizani – Teuta 3-4
Flamurtari – Olimpik 1-0
Laçi – Shkëndija Tiranë 2-0
Shkëndija Durrës – Dinamo 4-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Shkëndija Tiranë 17 15 0 2 42-13 45
- Vllaznia 16 13 2 1 43-12 41
- Partizani 17 11 3 3 44-12 36
- Flamurtari 17 10 3 4 25-17 33
- Teuta 17 8 3 6 25-25 27
- Shkëndija Durrës 16 6 4 6 26-22 22
- Laçi 17 6 4 7 20-29 22
- Tirana 17 5 6 6 19-18 21
- Olimpiku 17 6 1 10 29-36 19
- Skënderbeu 16 4 5 7 15-25 17
- Besa 16 5 1 10 19-23 16
- Vlora 17 5 1 11 19-26 16
- Elbasani 17 3 7 7 15-22 16
- Pogradeci 16 4 4 8 12-23 16
- Dinamo 17 4 3 10 15-34 15
- Vllaznimi 16 3 3 10 10-33 12
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-19-vjeçarëve
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 13-të
(21-22 shkurt 2015)
Brian’s – Besëlidhja (të mërkurën)
Veleçiku – Term (nuk u zhvillua)
Shkëndija B Tiranë – Internacionali (nuk u zhvillua)
Kastrioti – Kukësi 0-1
Skampini – Porto (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 11 7 2 2 21-7 23
- Besëlidhja 9 6 1 2 16-10 19
- Brian’s 10 5 3 2 19-12 18
- Porto 9 5 2 2 18-7 17
- Shkëndija B Tiranë 9 5 0 4 18-12 15
- FC Term 10 3 3 4 12-12 12
- Kastrioti 10 1 1 8 6-26 4
(Internacional, Skampini e Veleçiku janë përjashtuar nga kampionati për mosregjistrim)
Grupi B
Java e 12-të
(21-22 shkurt 2015)
Butrinti – Tomori 2-1
Albpetrol – Apolonia 0-3
AF Dinamo – Luftëtari 2-2
Tirana B – Bylis (nuk u zhvillua)
Shkumbini – Lushnja (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 9 7 1 1 27-4 22
- Apolonia 9 5 2 2 14-10 17
- AF Dinamo 9 4 2 3 22-12 14
- Luftëtari 9 5 2 2 19-12 14
- Tomori 9 4 2 4 11-7 14
- Butrinti 10 2 3 5 13-24 9
- Albpetroli 9 0 2 7 7-33 2
(Tirana B, Bylis dhe Shkumbini janë pezulluar nga kampionati me vendim të Komisionit të Disiplinës)